Vrau vjehrrën me fostoksinë, lihet në burg nusja, lirohet hoxha dhe familjarët e viktimës

Vrau vjehrrën me fostoksinë, lihet në burg nusja, lirohet hoxha dhe familjarët e viktimës

Nusja që vrau vjehrrën Marjana Cmeta, bashkëshorti i saj dhe viktima

Marjana Cmeta, nusja 21-vjeçare që vrau vjehrrën e saj një vit më parë, është lënë në arrest me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Lirohen nga burgu, Agim Lami bashkëshorti i viktimës, Hysen Shehu, hoxha që regjistroi videon ku Cmeta tregonte ngjarjen dhe Arben Saliu familjar i viktimës.
Vetë 21-vjeçarja nuk ka pranuar të flasë në sallën e gjyqit për atë çka ndodhi atë ditë dhe për krimin e kryer. 
Nusja i vrau vjehrrën rreth një vit më parë dhe fshehu krimin nën pretekstin që ajo(vjehrra) ishte shkaktarja e grindjeve të saj me bashkëshortin, Oltionin. Një vit pas ngjarjes së rëndë, krimi është zbardhur dhe autorja e dyshuar Marjana Cmeta është vënë në pranga, bashkë me të ishin vënë në pranga edhe ish-vjehrri, një kushëriri i tij dhe hoxha i fshatit. Këta të fundit nën akuzë për moskallëzim krimi. Sot Gjykata e Krimeve i la të lirë këta të fundit, ndërsa Marjana Cmeta vijon të qëndrojë pas hekurave.
 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur