Lihet në burg specialistiti i IT, bosi i
“Omega Pharma” të premten në gjyq

Lihet në burg specialistiti i IT, bosi i<br />“Omega Pharma” të premten në gjyq
Tasim Toçi, specialisti i IT pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, do vijojë të qëndrojë në masën e sigurimit “arrest në burg”.
 
Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Apelit në Tiranë, e cila të martën zhvilloi seancën gjyqësore, ku mori në shqyrtim kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Toçit. Mirëpo pas dëgjimit të palëve, Gjykata e Apelit nuk pranoi kërkesën e avokatëve të Toçit, duke deklaruar se ai do të vijojë të qëndrojë në qeli.
 
Të martën ishte parashikuar dhe seanca gjyqësore për biznesmenin e “Omega Pharma” Nadir Çausholli, por ky i fundit është tërhequr dhe për pasojë gjyqi në apel për të pritet të shqyrtohet ditën e premte.

Pronari i kompanisë farmaceutike "Omega Pharma" Nadir Çausholli, ish-drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësorë, FSDKSH u arrestua më 31 tetor se bashku me 12 persona të tjerë, pasi akuzohen për mashtrim me rimbursimin e ilaçeve.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure