Lija e dhënve apo siç quhet ndryshe variçela, po përhapet frikshëm në Gjirokastër. Në epiqendër janë shkollat e qytetit apo dhe kopshtet. Vetëm në një kopësht janë hasur 9 raste me këtë sëmundje dhe kjo në lagjen ku jeton komuniteti rom.
Zakonisht kjo njihet si sëmundje e fëmijërisë gjithashtu është vënë re në një përqindje të konsiderueshme të shfaqet edhe tek të rinjtë, në moshat e rritura dhe sidomos tek të moshuarit që kanë një rezistencë më të ulët të organizmit.
Drejtoresha e kopshtit Anila Çulli thotë se më të evidentuar shenjat e para u lajmëruan prindërit për të marrë masat e duhura.
Edukatoret sa i konstatuan shenjat, lajmëruan prindërit, të cilët i morën fëmijët dhe i mbajtën në shtëpi.
Vjollca Culli, drejtoreshë e kopështit në lagjen Zinxhira
Report Tv u interesua në Drejtorinë e Shëndetit Publik të Gjirokastrës por ata hezitojnë të kthejnë një përgjigje në lidhje me rastin.
Tashmë kemi hyrë në sezonin ku sëmundjet ngjitëse, kryesisht tek fëmijët sa vijnë e bëhen më të dukshme. Por sëmundja e variçelës është më e dukshme, por edhe që shkakton probleme sidomos tek fëmijët, pasi mund të kalojë edhe në bronkomoni.