Lija e dhenve prek 4 fëmijë
në çerdhet e Laprakës

Lija e dhenve prek 4 fëmijë<br />në çerdhet e Laprakës
TIRANE- E njohur ndryshe si variçela, gjatë muajit nëntor ka shënuar disa të vegjël të prekur nëpër çerdhet publike. Sipas specialistëve të Drejtorisë së Higjienës së Tiranës, dhe që merren me sëmundjet infektive, gjatë muajit nëntor janë shënuar 4 raste të fëmijëve të çerdheve të prekur nga lija e dhenve ose variçela. Ata na shpjegojnë se këto nuk janë raste problematike dhe se situata ëhstë mbajtur nën kontroll. "Tre prej këtyre rasteve ishin në Laprakë dhe një tjetër në një nga zonat periferike të Tiranës. Por situata nuk është shqetësuese dhe këto janë raste normale. Janë marrë të gjitha masat dhe situata ka kaluar pa asnjë përkeqësim", - na shpjegojnë specialistët e DSHP-së së Tiranës. Ndërkohë që vetë prindërit na thonë se sapo kanë konstatuar se fëmijët e tyree janë prekur nga lija e dhenve i kanë mbajtur në shtëpi dhe i kanë kuruar për një periudhë dy javore. Aktualisht situata paraqitet e qetë dhe pa ndonjë shpërthim epidemik, ndërkohë që variçela njihet si një ndër sëmundjet infektive që kërcënon popullatën shqiptare.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg