Lija e majmunëve, Shtëpia e Bardhë prezanton planin për vaksinim

Lija e majmunëve, Shtëpia e Bardhë prezanton planin për vaksinim

Shtëpia e Bardhë është duke planifikuar që të shpërndajë mijëra vaksina për linë e majmunëve brenda Shteteve të Bashkuara, në kuadër të fushatës për të ndalur shpërthimin e këtij virusi. Zyrtarët kanë thënë se janë duke punuar për të rritur numrin e testimeve dhe kanë zgjeruar grupin e njerëzve që këshillohen të vaksinohen.

Virusi, i identifikuar fillimisht vetëm në Afrikë, është përhapur në SHBA dhe Evropë me shpejtësi të habitshme. Deri më tani në SHBA janë regjistruar 306 raste edhe asnjë vdekje.

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se numri i vërtetë i të infektuarve mund të jetë më i lartë. Në gjithë botën janë regjistruar mbi 4,700 raste në 49 shtete.

Në udhëzimin e fundit, Qeveria amerikane i bën thirrje për vaksinim secilit që beson se është ekspozuar ndaj lisë së majmunëve. Në mesin e atyre që udhëzohen për imunizim janë burrat që kanë marrëdhënie seksuale me burrat, apo që kanë pasur lidhje të afërta në ndenja, nëpër qytetet ku ka pasur raste të konfirmuara me këtë virus.

Shumica e rasteve të identifikuara në SHBA deri më tani kanë qenë në mesin e burrave që kanë pasur marrëdhënie seksuale me burrat, mirëpo zyrtarët kanë theksuar se secili njeri mund të infektohet. Departamenti për Shëndet do të nisë shpërndarjen e 56,000 dozave të vaksinës - që merret me dy doza ndaras - Jynneos e cila është prodhuar nga kompania daneze, Bavarian Nordic, kanë thënë zyrtarët.

Megjithatë, SHBA-ja ka vetëm 64,000 doza të kësaj vaksine dhe planifikon të sigurojë edhe më shumë. Zyrtarët kanë thënë se planifikojnë t’i bëjnë të qasshme mbi 1 milion doza përgjatë verë dhe vjeshtës. Jynneos është vaksinë e miratuar nga Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe dhe mund të ndalë infeksionin pasi një person të jetë ekspozuar ndaj virusit.

Lia e majmunëve nuk përhapet lehtë mes njerëzve, mirëpo mund të bartet përmes kontaktit me lëkurën, nga rrobat apo peshqirët. Infektimi mund të kalojë pas 14-21 ditësh./REL

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia