Visho Lika është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega matematikë (1976-1981).
Në vitin 1991 ai mbrojti doktoraturën (PhD) në shkenca kompjuterike dhe në periudhën mars-korrik 1993 dhe një studim post doktoraturë në Universitetin Politeknik të Barcelonës.
Ndërkohë që në periudhën maj 1993- qershor 1997, (në kohën kur Berisha ishte në qeveri) mbante postin e diplomatit dhe të drejtorit në ministrinë e Jashtme.
Lika mbante dhe postin e zv drejtorit të Shërbimit të Jashtëm, në Shërbimin Informativ Kombëtar (SHIK) në kohën kur ky institucion drejtohej nga Bashkim Gazidede.
I lidhur me partinë demokratike, Lika emigroi jashtë vendit pak pasi në pushtet erdhën socialistët, për t’u rikthyer në Shqipëri pas vitit 2005.
Që nga dhjetori i vitit 2009 deri më tani ai mbante detyrën e zv.ministrit në ministrinë e Inovacionit, Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, e drejtuar nga Genc Pollo.
Sot presidenti Nishani e emëroi në postin e kreut të Shërbimit Informativ Kombëtar.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com