Limaj i pafajshëm edhe në Hagë

Limaj i pafajshëm edhe në Hagë
RASTI “KLECKA”
Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Fatmir Limaj, u vu nën akuzë nga prokurorët e EULEX, në mars të një viti më parë së bashku me nëntë persona të tjerë nën dyshimet për përfshirje në krime lufte. Prokurorët ngritën akuzë ndaj Limajt dhe personave të tjerë për tortura dhe veprime të tjera penale të bëra kundër civilëve shqiptarë dhe serb të Kosovës, si dhe ndaj të burgosurve të luftës në qendra të paraburgimit në Kosovë në vitin 1999.

Në urdhër arrestin e lëshuar ndaj zotit Limaj thuhej se ai, dyshohej të kishte urdhëruar ekzekutimin e policëve serbë të rrëmbyer nga kryengritësit shqiptarë. Sipas prokurorëve, Limaj i cili ishte një nga komandantët e njohur të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte torturuar një të burgosur serb gjatë marrjes në pyetje në fshatin Kleçkë të komunës së Malishevës në Kosovën qendrore.

LIMAJ: ASKUSH MBI LIGJIN
Vetë Limaj u paraqit menjëherë në Prrokurori duke theksuar se “askush dhe asnjë njeri nuk mund të barazojë fatin e tij me fatin e vendit, i cili është mbi të gjitha edhe ndonjëherë kur del padrejtësi”.

“Në rastin tim, ju e dini se kjo nuk është hera e parë që po ndodh, por fatin e kemi të tillë dhe kur ju thërret drejtësia pavarësisht a është e drejtë apo e padrejtë, ju e keni për obligim t’i përgjigjeni. Vetëm kështu mund të ndërtojmë një shoqëri demokratike-theksoi Limaj pasi iu përgjigj pyetjeve të prokurorisë, menjëherë pasi ndaj tij u lëshua urdhër-arresti . “Unë jam në dispozicion të plotë të organeve të drejtësisë. Ligji duhet respektuar kështu që kurdo që thirr do të jem në dispozicion të ligjit”, tha zoti Limaj.

LIMAJ I PAFAJSHEM EDHE NE HAGE
Limaj u akuzua në shkurt të vitit 2003 nga GJykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë për përfshirje në krime kundër civilëve shqiptarë dhe serbë gjatë luftës së vitit 1998. Por më 30 nëntor të vitit 2005 Gjykata Ndërkombëtare për Krime lufte në Hagë shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot