Limaj takon strukturat e NISMA-s në Lipjan

NISMA për Kosovën sot ka mbajtur takim me stukturat e saj në Lipjan. Në këtë takim i pranishëm ishte kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, shefja e Grupit Parlamentar të NISMA për Kosovën, Valdete Bajrami, deputetë dhe anëtarë tjerë të kryesisë së NISMA-s, të cilët u pritën nga kryetari i degës së NISMA-s në Lipjan, Heset Sahiti.
 
Në këtë takimi kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka folur rreth situatës aktuale politike në vend, e në veçanti për protestën e opozitës që do të mbahet këtë të mërkurë, më 17 shkurt në Prishtinë.
 
Kryetari Limaj ka kërkuar nga strukturat e NISMA-s në Lipjan që të mobilizohen sa më shumë për këtë protestë, në të cilën do të kërkohet dorëheqja e koalicionit qeverisës që po refuzon të jep përgjegjësi për shkeljen që i ka bërë Kshtetutës së vendin, me nënshkrimin e dy marrëveshjeve të dëmshme për vendin, atë me Serbinë dhe marrëveshjen tjetër me Malin e Zi.

Kryetari Limaj gjithashtu ka kërkuar nga strukturat në Lipjan që ditën e protestës sa më shumë të bashkëpunojnë me organet e rendit, me qëllim që mbarëvajtja e protestës të jetë sa më paqësore dhe dinjitoze, e po ashtu ka kërkuar që të distancohen nga çdo akt i mundshëm dhune që mund të vijë nga persona që dëshirojnë ta prishin imazhin e mirë të protestës më 17 shkurt.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën