Këngëtarja kosovare Linda Halimi po vazhdon jetën dhe karrierën e saj në Amerikë.

Ajo ka bërë publike nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook se është e ftuar në Hip Hop Awards, i cili organizohet çdo vit.

linda halimi

Linda Halimi është shprehur e entuziasmuar që do të kalojë mbi tapetin e kuq ku do të jenë të pranishëm edhe Jay-Z, Ludacris, Drake,Lil Wayne, Iggy Azalea, Nicki Minaj etj dhe prezantues Snoop Dogg.

Ajo i ka premtuar fansave të saj që do të bëjë publike fotot të dielën, pasi festivali të zhvillohet të shtunën në mbrëmje.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)