Këngëtarja Linda Halimi u bë nënë për herë të parë vetëm para pesë javësh. Ajo e mbajti sekret shtatzëninë e saj dhe lajmi u morr vesh vetëm kur ajo ka njoftuar ardhjen e vogëlushes në rrjetet sociale.
Linda gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft aktive dhe për më tepër ka treguar se u është rikthyer formave trupore të shkëlqyera vetëm pak javë pas lindjes. Këngëtarja i është kthyer punës por e ka të vështirë të ndahet nga vogëlushja e saj, Kaimana për këtë arsye e ka marë me vetë në studion muzikore.
Linda ka publikuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën shihet me kufje duke regjistruar dhe mbajtur në krahë vajzën. “U riktheva në punë dhe Kaimana po dëgjon muzikën ekskluzivisht”, ka shkruar këngëtarja. Kaimana është fryt i dashurisë së këngëtares me reperin e njohur amerikan, Davon Edwards.