Linda Rama darkë fundviti me
gazetaret, kujt i bie byreku me lekë?

Linda Rama darkë fundviti me<br />gazetaret, kujt i bie byreku me lekë?
TIRANË - Çifti kryeministror Edi dhe Linda Rama shtruan mbrëmjen e së premtes darkën e fundvitit, e cila ju dedikua totalisht gazetareve gra dhe personazheve të njohura të botës së televizionit. Një takim miqësor, pa rregulla protokollarë, biseda, urimet për fundvit, humor dhe një gotë verë në një atmosferë festive.
 
Ato ishin mbretëresha të kësaj mbrëmjeje, ku i vetmi mashkull i pranishëm ishte shefi i qeverisë Edi Rama, i cili ju bashkua më vonë darkës për shkak të një aktiviteti që mbajti pasdite në qytetin e Beratit.

Një element i veçantë i menduar prej Linda Ramës, ishte edhe byreku me lekë, një traditë shqiptarë që gjithmonë sjell atmoseferë të gëzueshme në tryezë, për shkak të kureshtjes për të mësuar se kush është personi që do të "rrëmbejë" monedhën, e bashkë me të edhe fatin e mirë për një vit.
 
Rudina Xhunga, autorja e programit "Dritare" në Vizion Plus ishte ajo që gjeti në pjatë monedhën "fatsjellëse".

rudina xhunga byreku me leke

Leku me fat duket se erdhi si një dhuratë e kthyer nga ana e çiftit kryeministror, pasi gazetarja Xhunga mbërriti në festë me një kartolinë të së bijës, Alana për vogëlushin e familjes  Rama , Zahon. Kryeministri Rama nuk ka kursyer batuta me gazetaren. “Gjithë jetën asaj i ka rënë”,-tha kryeministri.

rudina xhunga byreku me leke
 
Nën këtë atmosferë, Linda Rama mbajti edhe një fjalim të shkurtër ku u përqendrua ndër të tjera te rëndësia e edukimit të shoqërisë me sensin e së drejtës, raporton Revista Class.
 
Ka plot arsye për ta kritikuar këtë qeveri, por ka edhe anë të mira”, tha ajo, të cilat, para se t’i përmendte, kërkoi që të harrohej kush është Edi Rama për të në jetën private. “Për mua çdo përpjekje për ardhmërinë e këtij vendi si yni që krijon themelet e një raporti normal me shtetin, që e bën normal edhe shtetin, duhet mbështetur jo sepse e ka bërë ky ai apo ai, por sepse duhet, në të kundërt gjithçka dhe kushdo mbetet i paragjykuar dhe kjo rrit stresin social në çdo nivel”, tha ajo.
 
Duke iu drejtuar me fjalën “mikesha” gazetareve të pranishme, nga mediat elektronike dhe të shkruara, Linda Rama përgëzoi ato për punën e përditshme, në çdo profil.
 
linda rama fjalimi
 Foto të tjera..

“Më duhet t’ju them që ju hani bukë veç... Më vjen mirë kur ju shoh që përpiqeni për të dhënë më të mirën. Punët tuaja janë edhe për mua kurajo për mos të humbur në turbullirën e errët të së përgjithshmes”, tha ajo duke e quajtur produktin gazetaresk të profesionisteve femra edhe një mënyrë për të mos u konformuar me guximin fars mashkullor të interpretuar për pavarësi profesionale, por që për Lindën, vetëm profesionale nuk është.

*Fotot nga Revista Class

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit