Lindi në 28 nëntor/ Basha nderon Adem Jasharin: I dëshmoi botës se për zogjtë e shqipes liria s’ka çmim

Lindi në 28 nëntor/ Basha nderon Adem Jasharin: I dëshmoi botës se për zogjtë e shqipes liria s’ka çmim

Kreu i PD Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar sot ditën e lindjes së Adem Jasharit, i cili ka ardhur në jetë më 28 nëntor.

Basha shkruan se shtatorja e Adem Jasharit u ngrit në Tiranë si simbol i mirënjohjes kombëtare, 8 vjet më parë, në 100 vjetorin e Pavarësisë. Në postimin e tij kreu demokrat thekson se Adem Jashari dhe familja e tij i dëshmuan botës mbarë se për zogjtë e shqipes liria nuk ka çmim.

"Kombi shqiptar nderon sot heronjtë e pavdekshëm që sakrifikuan gjithçka për pavarësinë dhe lirinë kombëtare, si Komandanti Legjendar Adem Jashari i cili lindi në 28 nëntor.

8 vjet më parë, në 100 vjetorin e Pavarësisë dhe me nderet me të larta ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe të Forcave të Sigurisë së Kosovës, shtatorja e Adem Jasharit u ngrit në Tiranë, si simbol i mirënjohjes kombëtare dhe kujtesës së pamort për veprën e tij për lirinë e Kosovës.

Adem Jashari dhe familja e tij i dëshmuan botës mbarë se për zogjtë e shqipes liria nuk ka çmim. Sakrifica e tyre sublime është frymëzim hyjnor për çdo shqiptar. Lavdi përjetë Komandantit Legjendar Adem Jashari", shkruan Basha.


Lajmi kryesor:

108 vjetori i Pavarësisë/ Basha homazhe i vetëm te 'Varrezat e dëshmorëve': Bashkë do t'i japim fund krizës së pandemisë! Kryemadhi: Të ndalim shpopullimin


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani