Pas caktimit të Lindita Nikollës si drejtuese politike e PS-së në qarkun e Lezhës, dega e PD-së në këtë qytet shkruan se Rama vendosi të zëvendësojë një dështak me një dështake.

Përmes një deklarate zyrtare, PD shkruan se Nikolla, Kodheli dhe Lleshaj nuk kanë punuar kurrë për banorët e lezhës, por sipas tyre vetëm kanë mshtruar.

"Kryerilindasi që në afro 8 vjet nuk bëri një investim serioz në Lezhë, përjashto një shetitore dhe një shesh që i ngjan një parkimi, dhe jo zhvillimi urban, vendosi të zëvëndësojë një dështak me një dështake për punët politike të tyre në Lezhë.

Largimi i ministrit helmues Lleshaj, duke plotësuar egon e të emëruarit në krye të Bashkisë Lezhë për prishje pazaresh me njëri-tjetrin, për ta zëvëndësuar me ish Ministren e Arsimit me mesatare 5.6 , është tallja që bëhët ndaj socialistëve të Lezhës dhe popullit në tërsi.

Si ish ministra të Rilindjes, Lindita Nikolla , Mimi Kodheli apo Sander Lleshaj, janë modeli i dështimit të turpshëm. Dhe pse në poste të larta qeveritare, nuk punuan kurrë për banorët e Qarkut Lezhë, por vetëm mashtruan. Rilindja ndryshon emrin, por kurrë sjelljen dhe veprimin.

Lezha dhe Shqipëria  do t'i ndëshkojë !

Ditë më të mira po vijnë me ndryshimin që do të sjellin shqiptarët,

Lulzim Bashën-Kryeministër", thuhet në deklaratën zyrtare.