TIRANE- Lindita Nikolla është shumë e mbresuar nga mirepritja që është bërë pas caktimit nga Rama në detyrën e Ministres së Arsimit e Sportit.
“Kam lexuar me shumë emocion çdo mesazh, duke ndjerë dhe më fort peshën e kësaj detyre. Të nderuar mësues, prindër. Mbështetja e besimi që më jepni se bashkarisht do ia dalim për të hapur një faqe të re në arsimin tonë, më ka mbushur plot arsye mendjeje e zemre për të punuar çdo ditë që shkolla t'i përgjigjet aspiratave për dije të gjeneratës së sotme e të ardhme, për t'i mbyllur njëherë e mirë dyert e shkollës politizimit e korrupsionit e kthyer dinjitetin mësuesit, prindit e nxënësit si aktorë të rëndësishëm në vendimmarrjen shkollore”, thotë Nikolla në "Facebook".
Sipas saj, shkollat do jenë qendra të rëndësishme komunitare, e se ka vendosmëri që qëndrimet e shprehitë qytetare të projektohen nga shkolla në komunitet. Ajo ka falenderuar dhe profesorët, pedagogët e drejtuesit e Universiteteve duke shprehur besim se me mbështetje do ia dalin për sfidat në Arsimin e Lartë.
“Universitetet do t'i kthejmë në qendra cilësore të përgatitjes së inxhinierëve, ekonomistëve, mjekëve, juristëve, artistëve, sportistëve etj e shkencëtarëve tanë të rinj”, garanton Ministrja e re. Ajo ka dhënë garanci dhe për sportistët, duke treguar këmbënguljen për të realizuar premtimet e PS për sportin. “Me marrjen e detyrës do flasim me vepra e premtime të mbajtura të Kryeministrit Rama dhe të gjithë ekipit qeverisës të Aleancës për Shqipërinë Europiane”, shkruan Nikolla.
Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 02.08.2013
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com