Lindita Nikolla prezanton kandidatët
e Qarkut të Lezhës

Lindita Nikolla prezanton kandidatët<br />e Qarkut të Lezhës
Drejtuesja politike e Qarkut të Lezhës, Lindita Nikolla, prezantoi në Lezhë përpara strukturave të partisë dhe elektoratit kandidatët për deputetë të këtij qarku.
 
Në fjalën e saj ministrja Nikolla, theksoi se në këto katër vite është bërë shumë jo vetëm për këtë qytet por për gjithë Shqipërinë, megjithëse theksoi Nikolla ka ende shumë për të bërë në vijim. Ndaj theksoi Nikolla  nuk duhet të kthehemi pas, por të bashkohemi në 18 qershor të gjithë së bashku.
 
Kemi ende shumë probleme, por e rëndësishme është të theksojmë se duhet të vazhdojmë punën e  nisur pasi nësë kthehemi pas kemi shumë për të humbur. Ndaj bashkë jemi të vendosur për të mbajtur premtimet dhe angazhimet për të bërë më shumë për Lezhën që duam dhe Shqipërinë që duam. Sa më shumë votues në 18 qershor, që të mundësojmë zgjedhje të pastra e të ndershme dhe sigurisht një fitore spektakolare të ekipit të mrekullueshëm të Lezhës”,- tha Nikolla.
 
 
Në vijimesi duke u ndalur tek standardet e deleguara të Lezhës znj. Nikolla nënvizoi se delegatë të Kongresit të Partisë Socialiste nga radhët e mësuesve janë plot 150, por asnjëri prej tyre në ditët e kongresit nuk e la mësimin për t’u bashkuar atij. Ky, theksoi Nikolla është standardi ynë.
 
Kandidatet e Qarkut Lezhe, Pjerin Ndreu, Gjetan Gjetani, Fran Mata, Adriana Jaku,Egli Dashi,Edona Daci,dhe Elton Mata falenderuan strukturat për mbështetjen dhe besimin dhe ftuan elektoratin të angazhohet masivisht për garantimin e një proçesi zgjedhor model.


Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë