TIRANE- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e ka cilësuar si një tjetër betejë të fituar rrëzimin që gjykata administrative i bëri kërkesës së universitetit privat “Vitrina”. “Edhe një betejë e fituar me një ndër piramidat e arsimit të lartë. Gjykata rrëzoi kërkesën për sigurim padie. Reforma s’ndalet”, shkruan Nikolla në rrjetin social Facebook. Në këtë kuptim është theksuar se do të vijohet procesi i heqjes së licensës së universiteteve të gjetura me shkelje, si dhe përpjekjes për ti dhënë vlerën e duhur një diploma që merret në Shqipëri.
/Shqiptarja.com










