BETLEHEM- Mesnata që shënon fillimin e 25 dhjetorit është dita më e rëndësishme për besimtarët katolikë pasi shënon lindjen e Jezusit, biri i Perëndisë. Në Betlehem mesnata kulmoi me Meshën e Madhe në Kishën 1700 vjeçare të ndërtuar në vendin ku besohet se Jezusi u lind. Patriarku latin Fouad Twal, udhëhoqi procesin simbolik nga qyteti i Jeruzalemit drejt Betlehemit duke kaluar përmes pikave të kontrollit dhe barrierave ndarëse të izraelitëve. Patriarku i shoqëruar nga klerikët u prit në kishën e sheshit Manger, nga mijëra turistë dhe pelegrinë nga gjithë bota. Patriarku mbajti më vonë edhe Meshën në Kishën e Lindjes.
"Atmosfera është shumë e bukur dhe ne ndodhemi këtu pasi Jezusi u lind këtu në Betlehem dhe është simboli i lindjes së tij. - tha patriarku nga Jeruzalemi.
Në Betlehem, kreu i Kishës Katolike Romake shprehu mbështetjen e tij për një shtet palestinez. “Unë ftoj politikanët dhe njerëzit që kanë vullnetin e e mirë për të punuar me vendosmëri për paqen dhe pajtimin mes Palestinës dhe Izraelit " tha patriarku duke theksuar se rruga për krijimin e shtetit mbetet ende e gjatë, dhe se do të kërkojë një përpjekje të përbashkët”.
Mijëra pelegrinë të krishterë nga e gjithë bota ishin mbledhur për të festuar lindjen e Jezusit në Betlehem. "Kjo është dita më e rëndësishme në botë, kur Jezusi lindi. Ai është bir i Palestinës. Është e rëndësishme për ne si arabë dhe të krishterë të Lindjes së Mesme - u shpreh një turist.
(lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com