"I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të përgjigjet menjëherë, në mënyrë që Irani t'i ndalojë këto sulme," tha kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu.
Fakt është se ditët e fundit tensionet në rajonin e Lindjes së Mesme janë rritur ndjeshëm.
Aeroplanët luftarakë izraelitë bombarduan pozicionet e supozuara të Iranit pranë kryeqytetit sirian Damask.
Sipas aktivistëve, të shtunën u vranë të paktën pesë luftëtarë. Sipas ushtrisë izraelite, bëhej fjalë për një sulm paralajmërues kundër "dronëve vrasës" iranianë, që donin të sulmonin objektiva në veri të Izraelit.
Beiruti flet për një "deklarim lufte"
Përveç kësaj, të dielën një aeroplan izraelit pa pilot u rrëzua në Beirutin jugor, pranë qendrës mediatike të shiitëve Hezbollah, tha një zëdhënës i grupit. Një dron i dytë shpërtheu në ajër.
Presidenti libanez Michel Aoun deklaroi se incidenti është i barabartë me një "deklarim lufte". Sipas zyrës së presidentit, një dron izraelit në Lindje të vendit kishte pasur si objektiv një grup besnik të Iranit.
Ushtria izraelite vazhdimisht sulmon objektiva në Sirinë e përfshirë nga lufta civile, por e pranon këtë rrallë zyrtarisht.
Sipas vëzhguesve, sulmet drejtohen kundër forcave të lidhura me Iranin. Izraeli do të pengojë që Irani të konsolidohet më tej ushtarakisht në Siri dhe Liban. Të dyja vendet janë në kufi me Izraelin.
Hezbollahu mbështetet po ashtu nga Irani shiit dhe ngjashëm si qeveria e Teheranit, e konsideron shtetin hebre armik për vdekje. Milicët Hezbollah kanë ndikim të madh politik dhe ushtarak në Liban.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11364
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rubio takohet me kryeministrin izraelit: Hamas duhet të eliminohet! Netanyahu: Trump, miku më i madh i Izraelit! Plan të përbashkët për Gazën dhe kërcënimin iranian
16 Shkurt, 15:45
-
Lufta/ Lirohen 3 pengje izraelite! Netanyahu: Hamasi u tërhoqën pas deklaratave të Trump
15 Shkurt, 10:23
-
Netanyahu paralajmëron rifillimin e luftës në Gazë, nëse pengjet nuk lirohet të shtunën
11 Shkurt, 22:46
-
Hamas anulon lirimin e pengjeve izraelite të shtunën: Dorëzimi shtyhet derisa izraeli të përmbushë detyrimet
10 Shkurt, 19:53
-
Ushtria izraelite tërhiqet nga korridori Netzarim që ndante në mes Rripin e Gazës
9 Shkurt, 16:41
-
Lufta Ukrainë-Rusi/ Kievi: Rrëzuam 70 dronë të forcave ruse, Moska lëshoi 1260 bomba për një javë
9 Shkurt, 16:25
-
Lufta në Gaza/ Lirohen tre pengje izraelite! Drama e njërit prej tyre, nuk e di se Hamasi i vrau gruan dhe vajzat: Mezi pres t'i takoj! Izreali liron 100 palestinezë
8 Shkurt, 07:53
-
Lideri suprem i Iranit hedh poshtë mundësinë e bisedimeve bërthamore me SHBA-në
8 Shkurt, 07:12
-
Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump
7 Shkurt, 19:38
-
Një biper i artë, dhurata e Netanjahut për presidentin Trump! Në sinjalizues shkruhet 'Përdore me dy duar'
7 Shkurt, 16:51
-
VIDEOLAJM/ Bomba 'anti-bunker' që vrau liderin e Hezbollahut, shpërthimi shembi dhe rrugën
7 Shkurt, 08:48
-
Trump sanksione Gjykatës Ndërkombëtare Penale, firmosi urdhër arrest ndaj Netanyahut! Vjen reagimi nga Haga: Kërcënohet puna e pavarur
6 Shkurt, 22:00