Presidenti Barack Obama po e thellon avantazhin përballë Mit Romney në sondazhe por ndërsa fushata presidenciale në Shtetet e Bashkuara po arrin pikën kulmore edhe atmosfera në Lindjen e Mesme po ndizet. Një situatë e tillë po i jep të drejtën republikanëve ta sulmojnë Obamën me pretendimin se politika e tij e jashtme është e dobët e që mund të kthehet në çdo moment në kërcënim për amerikanët. Sondazhet e fundit të publikuara të enjten e tregojnë Obamën në një kryesim me 48 përqind përballë 41 që ka kandidati republikan.
Zhvillimet e fundit në vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut po shtojnë argumentet e republikanëve të cilët insistojnë se Obama nuk po ndalon lulëzimin e islamistëve në Egjipt dhe Libi ku këtë javë u vra ambasadori amerikan. Në prag të zgjedhjeve të 6 nëntorit Obama e ka një sy në Lindjen e Mesme ku vala e sulmeve ndaj ambasadave po e përforcon ndjenjën e antiamerikanizmit. Rajoni i Lindjes së Mesme historikisht ka ndikuar në zgjedhjet amerikane. Në garën presidenciale të vitit 1980 kriza me pengjet e Iranit ndikoi në mundjen e kandidatit demokrat Jimmy Carter.
Anijet luftarake amerikane kanë nisur të afrohen në rajon ndërsa masat e sigurisë janë shtuar në ambasadat në të gjithë botën. Obama e bëri lëvizjen e tij të fundit duke deklaruar se ndonëse Egjipti merr 1.3 miliard dollarë në vit ndihmë ushtarake nuk konsiderohet aleat. "Nuk mendoj se ne duhet ti konsiderojmë aleatë por për ne nuk janë as armiq", tha Obama të mërkurën. Sakaq, ish kandidati republikan Mek Kein u shfaq në televizion duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë të dobëta në Lindjen e Mesme. "Ne jemi parë si në tërheqje, po paguajmë çmimin e dobësisë sonë. Për këtë flet situata në Irak, tragjedia në Siri, tensionet në Israel dhe ajo çka po ndodh në Afganistan", u shpreh Mek Kein.
(dm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com