TIRANË – Kryeministri Berisha ishte i pranishëm sot, në programin festiv “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit”,” organizuar nën kujdesin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dedikuar festës së lindjes së Profetit Muhamed.
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha vlerësoi figurën e profetit Muhamed, si burri që ndriçoi mendjen e njeriut dhe të njerëzimit dhe shenjtëroi dijen dhe mësimin për mbarë njerëzimin.
“Kurrë ndonjëherë shqiptarët nuk e kanë vlerësuar dhe nderuar më me dinjitet dhe më bukur se sot, Profetin Muhamed. Kurrë ndonjëherë besimet fetare nuk kanë qenë më të forta dhe më të sigurta se sot, në 100 vjetorin e Shqipërisë së pavarur. Me këtë rast më lejoni të shpreh nderimin tim më të madh për burrin që nuk e kemi sot këtu, por që dha aq shumë në mbrojtje të besimit, të vlerave të ndërtimit të infrastrukturës shpirtërore myslimanë të Shqipëri, Haxhi Hafiz Sabri Koci”, u shpreh Berisha.
VLERËSIME PËR NJERIUN PROFET
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça u shpreh se “me lindjen e Muhamedit a.s., njerëzimit iu dërgua dëshmitari më besnik i kohërave, përgëzuesi i lajmeve më të mira, më i dashuri i Allahut dhe i njerëzve, njeriu më i bekuar i historisë së krijimit.”
“Programi i këtij viti, - vijoi ai - përkon dhe me një ngjarje të madhe për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, në trojet shqiptare e në botë, me 100 vjetorin e Pavarësisë. Dëshiroj të falënderoj nga zemra në emër të gjithë besimtarëve myslimanë të Shqipërisë, Kryeministrin Sali Berisha, Bashkinë e Tiranës për mbështetjen e dhënë në veçanti për ndërtimin e xhamisë së re të Tiranës, dhe e ftojmë të vendosim së bashku gurthemelin këtë Bajram".
Në aktivitet u përcollën edhe pjesë poetike të sjella nga aktorët: Mirush Kabashi, Fatos Sela, Gëzim Rudi dhe emra të tjerë njohur.
Salla u elektrizua kur në skenë u shfaq këngëtari i njohur për talentin dhe zërin e tij të mrekullueshëm, Sami Yusuf. Gjatë interpretimit të ilahive këngëtari Yusuf u shoqërua edhe nga Gylsheher Kahraman, artiste nga Turqia, me punime në artin dekorativ Ebru dhe Blerina Suliç, artistja myslimane nga Bosnja që i dha formë objekteve përmes rërës.
Sami Yusuf, i pyetur lidhur me përshtypjet e tij për Shqipërinë u shpreh: “Jam shumë i lumtur dhe i nderuar që ndodhem sot këtu me ju. Kur Zoti të jep një bekim, asnjë izëm nuk mund ta bllokojë rrugën e Tij. Shqiptarët për mendimin tim e kanë spiritualitetin në gjak, në molekula, në ADN-në e tyre”.
DITËLINDJA
Përkujtimi i kësaj date dhe përjetimi i çdo fraze të interpretuar në këtë eveniment, janë tregues për një besim e dashuri të patundur ndaj Zotit dhe të Dërguarit të Tij. Respekti e nderimi i manifestuar në këtë program, shpalosin qartë dashurinë për Mëshirën e Dhuruar, një ndjenjë e pastër e ngulitur thellë në zemrat e në shpirtrat e myslimanëve shqiptarë.
14 shekuj më herët, në Mekë, lindi njeriu profet, Muhamedi (a.s.), simbol i moralit dhe virtytit, i cili me mësimet dritëdhënëse kultivoi dashuri e frymë paqësore ndër njerëz, siguroi lartësimin shpirtëror të tyre me normat më të mira morale e shpirtërore.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com