Aktorja problematike Lindsay Lohan ka dalë nga qendra e rehabilitimit në Kaliforni ditën e djeshme.

Lohan ka plotësuar plot 90 ditë të qëndrimit në qendër dhe është dukur mjaft në formë.

lindsay lohan

Lindsay është fotografuar nga paparacët në momentin që ka dalë, ndërkohë që dukej e qeshur dhe e shëndetshme.

Gjitashtu 28 vjeçarja dukej mjaft e kuruar në pamjen e saj të jashtme e veshur plot stil.

lindsay lohan

Sipas burimeve të cilët kanë folur për mediat e huaja Lohan ka pësuar ndryshime të dukshme gjatë trajtimit në qendër dhe është shndërruar në një person krejtësisht tjetër.

Urojmë që këtë herë “rebelja” të ketë vënë mend në kokë dhe të qëndrojë larg telasheve.

(b.t/shqiptarja.com)