Lindsay Lohan do të jetë Elizabeth Taylo

Lindsay Lohan do të jetë Elizabeth Taylo
Tashmë është zyrtare, aktroja Lindsay Lohan do të luajë rolin e Elizabeth Taylor në filmin dedikuar për të. Pas një kohe të gjatë spekullimesh për emrin e aktores e cila do të interpretojë një ndër ikonat e kinemasë si Taylor, vjen konfirmimi që do të jetë Lohan në këtë rol.Ajo ishte në garë me një tjetër emër të njohur si Megan Fox, por mesa duket Lindsay ishte e përzgjedhura. Filmi do të ketë karakter biografik ku do të tregohet jeta e aktores. Ai do të titullohet “ Liz and Dick”. Lohan është shprehur mjaft e lumtur dhe e nderuar që do të mishërojë Elizabeth Taylor, të cilën e ka admiruar prej kohësh.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje