Aktorja problematike Lindsay Lohan është shprehur gjatë një interviste për “Daily Mirror” se dëshiron të gjejë dashurinë e vërtetë.

Lohan aktualisht është duke interpretuar rolin e Elizabeth Taylor në filmin “Liz and Dick” dhe duket se është frymëzuar nga lidhja e aktores së ndjerë me Richard Burton.

“Elizabeth Taylor një herë tha, ‘Më pëlqen të jem e dashuruar’.

Edhe mua, më pëlqen të jem e dashuruar.Nuk ka asgjë më të mirë se sa ndjenja e dashurisë, për këtë arsye po shoh përpara për ta arritur këtë.

Kam qenë e dashuruar ndoshta një ose dy herë por nuk e kam gjetur ende dashurinë e vërtetë.”-është shprehur Lohan.

Aktorja e cila ka patur probleme të shumta me drejtësinë duket se është duke u përpjekur të shohë përpara duke i lënë ato kohë pas.

(xh.k/shqiptarja.com)