Për shkak të shpenzimeve të shumta të kryera për të paguar tarifat ligjore, gjobat e të tjerë, aktorja Lindsay Lohan ka mbetur “hollë” nga gjendja ekonomike. Sipas mediave amerikane ajo ka vendosur të shesë pjesë nga garderoba e saj për të fituar para.Mësohet se nga sendet e shitura Lohan mund të arrijë të fitojë deri në 14 mijë dollarë. Gjithashtu sipas burimeve afër aktores ajo dëshiron pamasë që të fitojë rolin për të luajtur aktoren e vdekur Elizabeth Taylor për të rimëkëmbur gjendjen e saj ekonomike.(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com











