'Lini pas krahëve problemet e djeshme', zbuloni shenjat me fat për ditën e sotme

'Lini pas krahëve problemet e djeshme', zbuloni shenjat me fat për ditën e sotme

DASHI 21. mars - 20. prill

Ne tërësi gjerat do iu ecin mire ju te dashuruarve. Do kërkoni falje për gabimet e bëra dhe do arrini ta përmirësoni marrëdhënien. Beqaret duhet te kenë pak me tepër besim tek vetja nëse duan te bëjnë për vete një person. Me fjalët dhe gjestet e duhura ai mund te afrohet me ju. Ne planin financiar Jupiteri do jete planeti qe do iu mbroje dhe do ua kthjelloje idetë ne çdo moment.

DEMI 21. prill - 21. maj

Jeta juaj ne çift do jete e mbrojtur nga yjet sot dhe nuk do keni asnjë lloj mosmarrëveshjeje me partnerin. Mund te lini pas krahëve dhe problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm ta bëni me te mire te ardhmen. Beqaret nuk do kenë asnjë dëshirë për te pasur dike pranë dhe do refuzojnë çdo ftese. Sektori i financave nuk do pësojë ndonjë ndryshim te madh megjithatë situata do jete e qëndrueshme.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Për ju te dashuruarit nuk do ketë asgjë për t’u veçuar sot. Ne tërësi marredhenia me partnerin do jete e kënaqshme dhe do mund te flisni hapur për gjithçka. Beqaret me mire te bëjnë durim dhe t’i marrin gjerat me qetësi sepse vetëm ashtu jeta e tyre sentimentale mund te ndryshoje si e kane ëndërruar. Sektori i financave ka për te qene me i kënaqshëm dhe do kryeni pak me shume shpenzime.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Ju çiftet do jeni ne humor shume te mire gjate gjithë kohës dhe do bëni edhe surpriza për njeri-tjetrin. Marrëdhënia juaj do merret si shembull nga te gjithë. Beqaret mund te fillojnë një lidhje jashtë çdo imagjinate, por qe do iu sjelle emocione te papara. Me shpenzimet duhet te tregoheni me te arsyeshëm sepse ne një moment situata mund te përkeqësohet mjaft.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Ju çiftet duhet t’i shtoni dozat e imagjinatës ne mënyrë qe ta bëni marrëdhënien me interesante. Shmangni me çdo kusht rutinën. Nëse zemra juaj është e lire, sot do mund te realizoni takimin tuaj te ëndrrave. Përgatituni për te filluar një jete shume ndryshe nga ajo qe keni aktualisht. Dielli do jete planeti me i favorshëm për sektorin e financave dhe do iu ndihmoje ta mbani situatën te stabilizuar.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Dita e sotme do jete e jashtëzakonshme për ju. Partneri do iu mbaje aq mire saqë ne një moment do iu duket sikur do shkoni ne qiell te shtate. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do marrin ftesa pafund. Me ne fund do e kenë ata mundësinë për te bere zgjedhjen qe duan. Plutoni do ju nxite te jeni te pamatur ne planin financiar dhe gjendja do përkeqësohet goxha.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete i përshtatshëm për t'u dashuruar pa dorashka. Ne çdo moment do buzëqeshni dhe zemra do ju rrahe fuqishëm. Beqaret do jene gati te bëjnë gjithçka vetëm qe ta ndryshojnë statusin e tyre dhe do jene me shume fat. Ne planin financiar do merrni vendime shume te rëndësishme ne mënyrë qe ta ndryshoni sa me pare statusin.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Dite plotësisht e qete dhe pa probleme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni vetëm emocione pozitive dhe shume te ngrohta. Beqaret do jene gati për çdo lloj aventure vetëm qe te mos qëndrojnë me vetëm. Dita do marre një drejtim shume te bukur. Ne planin financiar mos i lini pa zgjidhur problemet qe do ju dalin sepse situata me pas do ndërlikohet akoma me tepër.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Dite e mire dhe e begate do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni gjithë kohës te plotësuar dhe nuk do keni asnjë lloj ankese ndaj partnerit. Beqaret do kenë një dite te mbushur me aventura dhe me njohje interesante kështu qe nuk do mbeten me vetëm si me pare. Buxhetin duhet ta mbani me shume nen kujdes sepse ne te kundërt nesër do ju dalin vështirësi.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Dite shume e favorshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni me te logjikshëm te dy palët dhe do i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje te vjetra. Beqaret do e vene ne plan te pare jetën sentimentale dhe do bëjnë gjithçka qe ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Ne fakt yjet do jene me ta. Gjendja e financave do jete delikate, por jo e rrënuar tërësisht.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Dite e qete, harmonike dhe pa problemin me te vogël do jete kjo e sotmja. Do jeni te dy palët optimiste dhe do mendoni me te mirën për lidhjen qe keni krijuar. Beqaret do kenë njohje, por jo mundësi për te krijuar lidhje serioze kështu qe do ju duhet te presin ende pak kohe. Për financat do jete një dite e vështirë. Do ju duhet te shpenzoni me llogari për te mos pasur probleme serioze.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Dite shume euforike ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do bëni edhe gjera te çmendura me partnerin vetëm për te kaluar momente sa me te bukura dhe pasionante. Beqaret do jene me fat dhe do kenë takime shume te veçanta qe ne orët e para te mëngjesit. Buxhetin do dini si ta menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi kështu qe gjendja do mbetet e mire.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë