Linja e interkonjeksionit, Rama:
Bursë të energjisë me Kosovën

Linja e interkonjeksionit, Rama:<br />Bursë të energjisë me Kosovën
Është inauguruar sot linja 400 kv e intekonjuksionit mes Shqipërisë e Kosovës, ku të pranishëm kanë qenë dy kryeministrat Mustafa e Rama, ku ky i fundit ka thënë se  Shqipëria e Kosova duhet që të krijojnë një bursë të përbashkët energjie, me qëllim që ne të rrisim mirëqënien e popullit dhe të dalim në tregun evropian të sigurt dhe të bashkuar.

Krijimi i bursës së energjisë do na japë mundësi që të operojmë edhe në rrjetin e energjisë. Një pasuri ku ne mjafton të kemi vizionin e duhur dhe të përcaktojmë idetë e duhura, për të sjellë transformim epokal në funksion të rritjes ekonomike, rritjen e mirëqënies së njerëzve duke  kthyer këtë pasuri në një pasuri që jo vetëm nuk shkon dëm, por prodhon mirëqënie” tha Rama.

Kryeministri Edi Rama theksoi se pas kësaj autostrade energjetike, radhën e ka lidhja e Kosovës me projektin TAP, projektin e gazsjellësin adritiko-jonian, si një investim kyç në axhendën e përbashkët të investimit rajonal.

Ne jemi në pritje të gjetjes së financimeve për këto dy investime themelore, por për ne peshorja anon nga lidhja me Kosovën, por edhe me vendet e rajonit ka një peshë shumë të madhe” tha ai.

Rama ka shtuar se, ky projekt është kapitulli i ri i integrimit të dy vendeve, duke thënë se, sot është çelur një kapitull i ri që çon në integrimin e hapësirës sonë duke filluar nga energjia e më pas tek të gjithë sektorët, duke theksuar se ky është një bashkim fuqish.

“Çelet një kapitull i ri në rrugën e përbashkët të integrimit të hapësirës sonë përmes një integrimi të gjithëanshëm duke filluar nga energjia e duke vijuar në gjithë sektorët Në 33 muaj bashkëpunimi intensiv, sot mund të shohim me krenari sesa shumë kemi bërë për të përafruar në çdo sektor qasjen tonë në pikëpamje ligjore dhe administrative dhe për ti dhënë hapësirës sonë të përbashkët një bazë solide, bashkimi real energjish, forcash e potencialesh.Ky projekt është shenjë fuqishme e vetëdijes sonë për të potencial të madh. Përurimi i këtij projekti bashkëpunim mes dy vendeve me të gjitha forcat. Me këtë linjë ne krijojmë kushtet e integrimit me njëri-tjetrin, por të kemi mundësine  një politike të përbashkët energjetike, por të jemi më të fuqishëm dhe të integruar në tregun evropian të energjisë.” tha Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mjeku Alfred Aga në ‘Klinika 24’: Ju rrëfej pse zgjodha kirurgjinë ORL dhe vështirësitë për t’u bërë një mjek i mirë sot

Mjeku Alfred Aga në ‘Klinika 24’: Ju rrëfej pse zgjodha kirurgjinë ORL dhe vështirësitë për t’u bërë një mjek i mirë sot