Telashe të reja për linjën Shqipëri-Maqedoni e Veriut/ Pezullohet ndërtimi, qeveria e Shkupit ndërpret kontratën me Energoinvest

Telashe të reja për linjën Shqipëri-Maqedoni e Veriut/ Pezullohet ndërtimi, qeveria e Shkupit ndërpret kontratën me Energoinvest

Foto ilustruese

Shkup- Telashe të reja për linjën e re energjetike 400 KV Maqedoni e Veriut-Shqipëri.

Është ndërprerë kontrata me "Energoinvest" ShPK Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, kontraktues për ndërtimin e e projektit nga ‘TS Manastir 2’, deri në kufirin Maqedoni e Veriut-Shqipëri.

Lajmin e konfirmon edhe vetë Sh.A. Mepso, e cila e ka marrë vendimin prej datës 23 Dhjetor të vitit që sapo u mbyll. Ajo paralajmëroi se do të inicojë procedurë të re për prokurim publik, sipas udhëzimeve të BERZH-it për përzgjedhjen e një kontraktori të ri, i cili do të vazhdojë me zbatimin e projektit.

Sh.A. MEPSO sqaron se ‘mospërmbushja e detyrimeve nga kontraktori dhe kërkesat e kontraktorit për pagesa shtesë çuan në ndërprerjen e patjetërsueshme të kontratës’. Kjo situatë, theksojnë, rezultoi me pamundësinë për të arritur një dakordësi midis dy palëve.

"Kontrata me “Energoinvest” ShPK Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, është lidhur më 7 shkurt 2020, me afat të përfundimit prej 30 muajsh. Afati ka skaduar më 30.05.2023", thuhet në njoftim.

Mësohet se në këtë periudhë,  kontraktori është larguar disa herë nga punimet duke kërkuar pagesë shtesë, gjë e cila është refuzuar nga ShA MEPSO për shkak të llojit të kontratës, “çelës në dorë”.

“Përkundër përpjekjeve të njëpasnjëshme të ShA MEPSO për dakordësim dhe negocim, nuk u arrit marrëveshje. Prandaj, ShA  MEPSO mori vendimin e patjetërsueshëm për ndërprerjen e kontratës", thekson MEPSO.

Që nga fillimi i projektit, deri tani janë realizuar 24 nga 269 fundamentet e planifikuara të shtyllave (8.9%), ndërsa janë sjellë 51.2% e pajisjeve.

"Duke marrë parasysh situatën aktuale, zgjatjen e punëve dhe braktisjen e tërësishme të njëanshme të punës nga kontraktori, vlerësojmë se ndërprerja e kësaj kontrate në fakt paraqet fillimin e përfundimit të këtij projekti, i cili është prioritet kryesor për ShA MEPSO dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. ShA MEPSO mbetet e përkushtuar për përfundimin e interkonektorit 400 kV me Shqipërinë dhe tashmë kanë filluar përgatitjet për rifillimin e projektit", shpjegon MEPSO.

Në fund përforcohet se ‘interkonektori mbetet prioritet për ShA MEPSO, pasi do të forcojë stabilitetin dhe integrimin energjetik rajonal, me përfitime të konsiderueshme për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe rajonin në tërësi’.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria shqiptare dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 66 mln lekë, shpërndahen edhe 355 pajisje elektro-shtëpiake

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria shqiptare dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 66 mln lekë, shpërndahen edhe 355 pajisje elektro-shtëpiake