Linja nënujore për energjinë
Qeveria “Ok” projektit me Italinë

Linja nënujore për energjinë<br />Qeveria “Ok” projektit me Italinë
TIRANË - Qeveria miratoi lejen për ndërtimin dhe shfrytëzimin e linjës tregtare të interkonjeksionit mes Shqipërise dhe Italisë.
Sipas vendimit të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave linja nënujore, është parashikuar të kaloje në detin Adriatik dhe nëpërmjet Vlorës, të eksportojë në Brindizi energji elektrike. Sipas kryeministrit Berisha ky është një zhvillim me rëndësi të jashtezakonshme, pasi lidhjet energjetike me tregun italian janë hap madhor në projektin për shndërrimin e Shqipërisë, në një superfuqi energjetike në rajon.
“Tregu italian është një nga tregjet më gllabëruese të energjisë në Europë dhe në botë. Ndaj dhe qeveria është e vendosur të nxise dhe inkurajojë lidhjet nëndetare me këtë vend mik, në mënyrë që në një të ardhme jo të largët, energjia e rinovueshme, në sasi të konsiderueshme të mund të eksportohet drejt Italisë. Kërkesat janë të shumta. Kjo shkon plotësisht edhe me filozofinë tonë të liberalizimit të plotë të tregut energjitik në Shqipëri”, tha Berisha.
Këtë vit do tëzhvillohet tenderi për punët publike dhe aparaturat e kaskadës së Devollit, një investim që shkon gjithsej 1 miliardë euro. Qeveria po vazhdon procedurat për ndërtimin e Skavicës dhe për privatizimin e 5 hidrocentraleve të tjerë të vegël.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)