Linja e interkonjuksionit 400 kV mes Shqipërisë dhe Maqedonisë do të realizohet nga bashkëpunimi i qeverisë shqiptare me bankën gjermane KfW.
Faktin e ka bërë të ditur Ministri i Energjetikës, Damina Gjiknuri në një takim që ka patur sot me Drejtorin për Europën Juglindore dhe Turqinë në Bankën Gjermane KfË Christopf Tiskens.

Në këtë linjë, ministri Gjiknuri u ndal tek projektet aktuale të linjës 110 kV Unaza e Jugut të Shqipërisë, linjën e interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Kosovë dhe projekte të tjera që kanë garantuar mbështetjen e bankës Kfw në sektorin e transmetimit dhe shpërndarjes.
“Brenda pak ditësh, do të inaugurohet përfundimi i punës për ndërtimin e Unazës së Jugut ndërsa po ecën sipas parashikimeve edhe projekti i rëndësishëm i lidhjes së interkonjeksionit me Kosovën. Shteti shqiptar do të bashkëpunojë ngushtësisht me bankën gjermane KfË edhe për sa i takon projektit tjetër të lidhjes së interkonjeksionit 400 kV mes Shqipërisë dhe Maqedonisë” tha Gjiknuri.

Sipas tij, Shqipëria sapo ka miratuar ligjin për efiçencën e energjisë dhe do të ishte me vlerë asistenca gjermane për sa i takon ngritjes së Agjencisë së Efiçencës por edhe krijimit të fondit të efiçençës.
Drejtori i bankës KfW për Evropën Juglindore Tiskens theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi mes Gjermanisë e Shqipërisë edhe në kuadër të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor.

Duke ju referuar projekteve që tanimë janë duke përfunduar ose në fazë realizimi me financimin e KfW, Tiskens tha se është i kënaqur me ecurinë e deritanishme.
Më tej, ai u ndal tek projekti i ardhshëm për lidhjen e interkonjeksionit me Maqedonisë ashtu sikurse tek mundësitë e financimit të projekteve të efiçencës së energjisë për ndërtesat publike.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com