TIRANË – Në Tiranë si dhe në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës, shoqata e transportit të autobusëve Shqipëri – Greqi është ngritur në protestë kundër vendimit të qeverisë greke për pezullimin e licensës së mbi 20 kompanive shqiptare. Kjo konsiderohet edhe si katastrofë ekonomike për udhëtarët shqiptarë, pasi bileta, sipas tyre, do të rritet deri në 100 euro dhe udhëtimi do të bëhet me 2-3 ndalesa.
Sot, në sheshin "Nënë Tereza", po zhvillohet protesta e shoqatës së transportit Shqipëri - Greqi, nisur nga vendimi i njëanshëm i qeverisë greke për të bllokuar linjat me Shqipërine. Kreu i shoqatës, Ali Dyrmishi, tha se sot po bëjnë protestë paqesore.
"Kjo është dita e parë", - tha ai, - "që ne po bëjmë protestë paqesore, se në vijim do të shohim si do veprojë edhe ministria jonë e Transporteve për këtë ligj të njëanshëm të qeverisë greke. Kemi një vit që na janë pezulluar licencat. Më e shkurtra duhet të ishte 1- vjeçare, por neve na e kanë dhënë me shtyrje disa ditore. Këtë e ka bërë Ministria greke e Transporteve për të mbrojtur nje klan mafioz në dëm të transporteve shqiptare dhe bileta pas kësaj, mund të shkoje 80 apo 100 euro. Sot, në 4 mars, ne pezullohemi; pra, mbi 22 kompani shqiptare. Kjo ndodh në një kohë që ne i kemi licencat deri në 2014-ën; liberalizimi është shkrirje monopolesh. Shtetet e tjera nuk penalizohen, Turqia, Moldavia, por vetëm Shqipëria".
"Ne pësojmë humbje marramendëse", - theksoi ai, -" sepse nuk mund të bëjmë asnjë tjetër veç linjës Tiranë - Athinë. I bie që të punojnë vetëm kompanitë greke me 2-3 linja shqiptare dhe të pezullohet tërë jugu i Shqipërisë, qarqet e jugut që kanë flukset më të mëdha duke krijuar një kaos të paparë. Kemi pasur dy- tre takime me ministrinë shqiptare të Transporteve, që nuk e ka firmosur këtë ligj dhe jam i bindur se ministri i Transporteve do ta zgjidhë këtë mosmarreveshje. Në bazë të licensës, ne kemi investuar shumë në autobusë e me këtë punë mbahen mbi 500 familje shqiptare. Përveç çmimit të lartë të biletës, tani shqiptarët duhet të zbresin në dy tre stacione për të shkuar në Greqi e atje t'i marrin grupet mafioze për t'i shpërndarë në Greqi".
Për ditët në vazhdim, Dyrmishi theksoi se “që nesër e tutje, nëse nuk reagon Ministria e Transporteve duke ndërhyrë dhe duke kontaktuar me ministrinë e Transporteve të Greqisë, protesta jonë do të vazhdojë deri në bllokim të kufirit. Nuk do të lejojmë të kalojë asnjë autobus grek në pikat doganore të Kakavijës e Kapshticës. Atyre duhet t’u hiqen licencat, sic na i kanë hequr edhe neve; thjesht po kërkojmë të mos penalizohemi dhe të zhbllokohet situata”.
Kakavijë e Kapshticë, agjensitë kërcënojnë se do të bllokojnë doganën
Në Kakavijë, sot ndodhen rreth 100 autobusë të 20 shoqërive të transportit, që kanë protestuar për anulimin e marrëveshjes mes dy ministrive greke dhe shqiptare, e cila nuk i lejon këto shoqëri që të kalojnë në territorin grek. Protetuesit kanë këkuar ndihmën e qeverisë shqiptare, pasi sipas tyre, biznesi i tyre, që kap një vlerë të konsiderueshme monetare, falimenton me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje. Në të kundërt, ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave.
Edhe në pikën kufitare të Kapshticës, në Korçë, agjensitë e udhëtimit kanë kërcënuar se do të bllokojnë doganën, nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh. Ata kanë deklaruar se marrëveshja po realizohet me qëllim falimentimin e shoqërive shqiptare, duke iu dhënë prioritet firmave greke.

(Foto: Protesta e shoqatë së autobusëve në Kapshticë)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com