Lionel Messi 'ilaç' për Miamin, klubi i MLS 4-fishon fansat në rrjetet sociale! Rritet çmimi i biletave

Lionel Messi 'ilaç' për Miamin, klubi i MLS 4-fishon fansat në rrjetet sociale! Rritet çmimi i biletave

Lionel Messi

Lionel Messi konfirmoi transferimin në MLS te Inter Miami dhe tashmë kanë filluar efektet e para te klubi nga Florida. Klubi nën pronësi të legjendës angleze, David Beckham, ka bërë një goditje të madhe me transferimin e yllit argjentinas teksa efektet e para kanë filluar.

Për debutimin e Messit te Inter Miami duhet të presim deri më 21 korrik, kur kjo skuadër do të presë ekipi meksikan Cruz Azul. Për këtë ndeshje bileta më e lirë ishte 29 dollarë, ndërsa pas konfirmimit të Messit tani kjo biletë kushton 467 dollarë.

Efekti i Messit po vërehet ende pa mbërritur në Miami, pasi kjo rritje e çmimit të biletës është 16-fish më e shtrenjtë. Veç saj, kërkesat për fanellat e Messit janë shtuar, teksa PSG në dy vite përfitoi 130 milionë euro vetëm nga shitjet.

Tanimë nga 1 milionë fansa në instagram, Inter Miami ka shkuar në 4.6 milionë në pak orë pasi Messi konfirmoi kalimin në Florida.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria, reagon QSUT: Humbi jetë nga miokardi akut

Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria, reagon QSUT: Humbi jetë nga miokardi akut