Lionel Messi ka vendosur të mos e zgjasë kontratën me Inter Miami-n në SHBA, me sulmuesin që ka marrëveshje me klubin nga Florida deri në verën e 2025. Sipas të përditshmes katalanase "El Nacional", sulmuesi iu ka bërë me dije drejtuesve se nuk do jetë më pjesë e skuadrës pas fundit të kontratës.
E ardhmja e "Pleshtit" do jetë vendlindja e tij në Argjentinë, konkretisht me klubin e Newell's Old Boys. Pikërisht skuadra nga Rosario ka qenë klubi i parë ku Messi ka luajtur në moshën gjashtë vjeçare, me kampionin e botës që kërkon t'i japë fund karrierës pikërisht në shtëpi.
36-vjeçari ka qenë pjesë e Barcelonës nga viti 2000 deri në 2021, kur u largua te PSG dhe më pas te Inter Miami. Prej verës së 2005 dhe për 16 vite, Lioneli ishte pjesë e katalanasve në ekipin e parë duke fituar të gjitha trofetë, si edhe shtatë herë trofeun e "Topit të Artë".