Liqeni artificial i Tiranës po shkon drejt tharjes së plotë nga dita në ditë. As shirat e ditëve të fundit, nuk kanë mundur të ndikojnë në mbushjen e tij. Fundjava e vë më shumë në dukje rrënimin e zemrës së parkut të vetëm të kryeqytetit.

Bashkia e Tiranës e ka renditur ndër sfidat e para dhe urgjente ndalimin me çdo kusht të degradimit të mëtejshëm të parkut. Ky degradim ka ardhur si rezultat i abuzimeve që janë bërë prej shumë vitesh, shkarkimeve të ujërave të zeza dhe mbeturinave të tjera duke e ndotur edhe kimikisht.

Ndërkohë që nga dy alternativat, ajo më e mundshmja është furnizimi me ujë nga liqeni i Farkës.