Liqeni artificial, me status
të Parkut Natyror Rajonal

Liqeni artificial, me status<br />të Parkut Natyror Rajonal
TIRANE- Nisin procedurat për dhënien e statusit të Parkut Natyror Rajonal, Liqenit Artificial të Tiranës. Bashkia e Tiranës po përgatit një projekt për të garantuar një mbrojtje ligjore për Parkun e Liqenit Artificial, duke i dhënë kësaj zone një status të ri.

Në këtë kuadër nënkryetari I Bashkisë së Tiranës z Edmond Panariti zhvilloi sot një takim të zgjeruar konsultativ me grupet e interesit, për të garantuar mbrojtjen ligjore të Parkut të Liqenit Artificial, i cili do të bëhet nëpërmjet këtij statusi ligjor.

Në takim ishin të pranishëm ekspertë të njohur të fushës dhe përfaqësues të pushtetit qendror. Në takim u ra dakort që Parkut të Liqenit ti jepet statusi i Parkut Natyror Rajonal. Ne takim u vendos që të nisin procedurat ligjore dhe administrative. Statusi pritet t`i japë më shumë mbrojtje dhe zhvillim parkut të Liqenit Artificial.

LIQENI SI KENETE
Inisiativa ndërmerret pasi liqeni artificial çdo ditë e më shumë po shkon drejt degradimit. Niveli i ujit ka filluar të ulet me ritme më të shpejta, ndërsa në të dyja anët e digës së Liqenit ku janë ndërtuar edhe disa lokale është shtuar pjesa e tokës, për shkak se aty hidhen papastërti dhe ujërat e zeza në ndërtesave. Ambientalistët kanë ngritur shqetësimin se Liqeni Artificial i Tiranës, është i destinuar të vdesë nëse institucionet përgjegjëse nuk marrin masat e domosdoshme.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë