Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e sotëm disa pamje mahnitëse nga nga Liqeni i DegësBelsh.

“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje nga Liqeni i Degës në Belsh, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

Liqeni ndodhet pranë fshatit Fierzë, në pllajën e Dumresë, në lartësinë rreth 160 m mbi nivelin e detit. Përbën një liqen interesant karstik, me formë tepër të përzgjatur (1600 m i gjatë dhe deri në rreth 300 m i gjerë), ka 3800 m gjatësi të vijës bregliqenore, 17,9 m thellësi dhe sipërfaqe 37,4 ha.

Është ndër liqenet më të bukur në grupin e atyre të Dumresë. Të formuar nën veprimin e karstit në gjipse nga bashkimi i disa hinkave karstike të mbushura me ujë, si pasojë e bllokimit me materiale të patretshme dhe të papërshkueshme të kanaleve nënëtokësore karstike.

Ka një ekosistem të veçantë liqenor me botë të gjallë të pasur. Temperatura e ujit në dimër është 7,8 – 8 °C.