VIDEO/ Pogradec, magazinë kanabisi në qendrën e Koranit! Me varka droga në Maqedoninë e Veriut

Dukej që Qendra e Rasatit të Koranit buzë liqenit të Pogradecit në fshatin Lin nuk përdorej vetëm pë  shumimin e peshkut por edhe për të magazinuar drogën para se ta dërgonin në Maqedoninë e Veriut me varka peshkimi.

Policia e Korçës thotë se ka shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës drejt shtetit fqinj.

Nga hetimi proaktiv njëmujor janë arrestuar 4 persona mes tyre 2 punonjës pranë  Qendrës së Rasatit të Koranit, në Pogradec.

“Nga hetimet intensive të kryera në kuadër të këtij operacioni rezultoi se këta shtetas vepronin në mënyrë të organizuar, për të trafikuar lëndë narkotike cannabis sativa, drejt RMV-së, kundrejt pagesës 500 euro/kg lëndë narkotike” informoi sot policia e qytetit.

Dy vëllezërit, Ardian dhe Aurel Toska siguronin lëndën narkotike që do të trafikohej dhe e magazinonin atë buzë liqenit, në fshatin Lin, Pogradec. Më pas lënda narkotike trafikohej drejt RMV-së, me varka peshkimi që drejtoheshin nga Roni Sulollari dhe Tane Bllazhe.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë:
-Ardian Toska; 51 vjeç
-Aurel Toska, 43 vjeç, punonjës pranë Qendrës së rritjes së Rasatit të Koranit
-Tane Bllazhe, punonjës pranë Qendrës së rritjes së Rasatit të Koranit.
-Roni Sulollari, 45 vjeç

Operacioni u kodua "Restart" dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 26 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Së bashku me lëndën narkotike, sekuestrohen 1 varkë peshkimi, 2 automjete dhe 4 celularë.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe për arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër Pashkët Ortodokse, Kryepiskopi Anastas: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza! Uron Nikolla e Meta: Begati në familjet tuaja

Nesër Pashkët Ortodokse, Kryepiskopi Anastas: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza! Uron Nikolla e Meta: Begati në familjet tuaja