SHKODER- Jo vetëm ultësira e Qarkut Shkodrës por edhe qyteti është përfshirë nga përmbytjet, ndërkohë dalja nga shtrati e Liqenit të Shkodrës ka bërë që uji të dalë në pedonalen pranë pedonales së urës së vjetër të Bunës. (në foto)
Shkak i rritjes së nivelit janë bërë prurjet e mëdha nga lumi Moraca në Mal të Zi si dhe shkrirja e dëborës. Ndërkohë që rritja e nivelit të lumit Drin pengon derdhjen e liqenit në det. Si pasojë e fryrjes së liqenit uji ka dalë edhe në aksin Shkodër- Shirokë në 3 vende të ndryshmë të këtij aksi, ndërsa në qendër të Shirokës ka prezencë uji. Situata ka vazhduar të përkeqësohet që prej mbrëmjes së djeshme.
NE TOPHANE 40 BANESA TE RRETHUARA NGA UJI
Ndonëse ishte parashikuar që Bypassi të pengonte përmbytjen e qytetit kjo nuk ka ndodhur. Afro 40 banesa në zonën e Tophanës janë të rrethuara nga uji. Banorët shprehen se ndihen te frikësuar pasi niveli i ujit është në rritje ndërkohë deri tani askush nuk është interesuar për të parë situatën e vështirë në të cilën ato ndodhen
Duket se investimi i papërfunduar i Bypassit nuk ka parandaluar vërshimin e ujit drejt banesave pranw “Ish-shtëpise së Mushkonjave”, në zonën e Livadheve si dhe pranë “ish Zukthkashtës”. Banorët e këtyre zonave i kanë humbur shpresat për dëmshpërbilim duke qënë së në 2010-tën komisioni i verifikimit të dëmeve ka qënë në këtë zonë por asnjëherë nuk kanë përfituar nga dëmshperblimet
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com