Liqeni Hillier është një liqen me ngjyrë pink në Ishullin Midlle, që është pjesë e Arkipelagut “Recherche” në kufirin jugor të Australisë perëndimore.
 
I parë nga lart, liqeni i ngjan një fluske çamçakëzi. Ai është rreth 600 metra i gjatë dhe rrethohet nga  pyje të dendura.

Një rrip i ngushtë dunash rëre i mbuluar me bimësi, e ndan liqenin nga oqeani blu jugor.
 
Askush nuk e di pse ky liqen ka ngjyrë pink. Shkencëtarët spekulojnë se ngjyra vjen pr shkak të algave që jetojnë në thellësitë e tij.
 
Liqeni pink u zbulua që në vitin 1802 nga eksploruesi Matthew Flinders.  Ai gjendet midis një shkretëritë të shkretë plot labirinte dhe e vetmja mënyrë për ta parë atë është nga ajri.
 
Liqeni konsiderohet gjithashtu si zonë e preferuar e shpendëve migratorë.

liqeni
australi
liqeni

 Redaksia Online
 (al.h/shqiptarja.com)