TIRANË - Shqipëria ka ngjitur disa vendeve në Raportin e Lirisë së Medias në raportin e Reporterëve pa Kufinj. Në raportin e publikuar sot, Vendi ynë renditet i 85-ti, 17 vende më lart se vitin e kaluar që ishim në vendin e 102.
Raporti i “Reporterëve pa kufi”, është një indeks që liston rreth 180 shtete për nga mënyra se si zhvillohet treguesi i lirisë së shtypit.
“Zgjedhjet e qershorit 2013 rezultuan në ndryshimin e qeverisë. Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e pastra, që i dhanë fund dy dekadave me histori të komplikuara zgjedhore. Programi i tyre për median shqiptare është ambicioz: hartimi i një legjislacioni të ri që përmirëson transparencën mbi pronësinë e medias, përforcimi i pavarësisë për transmetuesin publik dhe garantim i aksesit të medias në dokumentet shtetërore.
Në tetor të vitit 2013, 11 anëtarët e bordit të transmetuesit publik kishin tejkaluar mandatin me një vit. Kjo jep një ide të shkallës së sfidave me të cilat përballet qeveria e re, e cila aspiron të pranohet si kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian,” shkruan “Reporterët pa Kufij”.
Kosova është klasifikuar në vendin e 80-të, duke shënuar kështu përparim për 5 vende nga viti i kaluar, kur ishte në vendin e 85-të. Lista e këtij klasifikimi kryesohet nga Finlanda, Hollanda e Norvegjia të konsideruara si ndër vendet me treguesit më pozitiv.
Bie në sy fakti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të pozicionuara vetëm në vendin e 46-të në këtë listim të “Reporterët pa kufi”.
Ndër vendet e Ballkanit Serbia është pozicionuar më së miri në vendin e 54-tët, e ndjekur më tej nga Kroacia në të 65-tin, Bosnje Hercegovina në 66-tin.
Shqipëria lë pas Malin e Zi (në vendin e 114) dhe Maqedonia (në vendin e 123). Në fund të listës janë Turkmenistani, Koreja Veriore dhe Eritrea.

(Në foto: Raporti për Lirinë e Medias në Shqipëri për vitin 2014)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com