Shqipëria renditet e 82-ta në listën e 180 vendeve në indeksin e lirisë së shtypit në botë me një rritje prej 3 vendesh nga 2014. Në raport thuhet gjithashtu se zbatimi i legjislacionit është i nevojshëm dhe se duhet të bëhet më shumë për lirinë e medias.
Ja cili është vlerësimi për Shqipërinë“Rruga për në BE është e gjatë. Mund të bëjë më mirë. Kjo, në fakt, ishte përfundimi i raportit vjetor të Komisionit Evropian në fund të 2015. Nevojitet zbatimi më i mirë i legjislacionit që garanton lirinë e shprehjes thanë ekspertët e BE-së. Grupi vëren më tej se shpifja në Shqipëri, që prej 2012-s nuk është ndëshkuar më me burg, por vetëm me gjoba. Pavarësisht ligjeve të lirisë së informacionit, të adoptuara në 1999-n dhe 2014-n, qasja ndaj informacioneve shtetërore vazhdon të mbetet e kufizuar. Sa për autoritetin rregullator të transmetimeve në media “AMA”, “Reporterët pa kufij” thonë se është e politizuar.
E para në listë është Finlanda ndërsa e fundit në listën e raportit të Reporterëve pa Kufi është Eritrea.Ndërsa vende si Turqia dhe Egjipti kanë media të kontrolluar nga qeveria.
Sipas reporterëve pa kufij indeksi flet për një klimë të tensionur e kombinuar me një rritje të kontrollit që qeverisë dhe bizneseve në newsroom.
Indeksi vlerëson lirinë e medias i cili mat pluralzimin, pavarsinë e medias, cilësinë e kuadrit ligjor dhe sigurinë e gazetarëve në 180 vende. Indeksi nuk është një tregues i cilësisë së gazetarisë në çdo shtet as nuk rendit politikat publike edhe pse qeveristë kanë një rol të madh në renditjen e vendit të tyre.
Që nga viti 2013, Reporterët pa Kufi kanë llogaritur treguesit e nivelit të përgjithshëm të shkeljeve të lirisë në çdo rajon në mbarë botën. Sa më e lartë shifra, aq më e keqe është dhe situata.
Treguesi global ka shkuar nga 3719 pikë vitin e kaluar në 3857 pikë këtë vit me një përkeqësim prej 3.71%. rënia nga viti 2013 është 13.6%.
Redaksia Online
(E.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.2%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.2%
Vota total: 2438
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion
16 Janar, 22:52
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45