Bashkëshorti pagoi 30 mijë euro për vrasjen, Liridona Murseli rivarroset në vendin e lindjes! Darka e fundit me dy fëmijët, vrasësi u pikas në restorantin ku ishte viktima (FOTOT)

KOSOVË- Ftesa e Naim Murselit për bashkëshorten e tij, Liridonën që të darkonin bashkë natën e të mërkurës së kaluar, ishte e fundit për nënën e dy fëmijëve.

Naimi bashkë me Liridonën dhe dy fëmijët po darkonin në një restorant në Graçanicë, kur autori Granit Plava është parë në oborrin e restorantit duke kontrolluar situatën para krimit. Pak para se çifti të përfundonte darkën, Granit Plava dhe Liridon Kokalla dyshohet se kanë marrë rrugën paraprakisht drejt vendit tragjik ku ishte planifikuar vrasja e Liridona Ademajt.Gjatë rrugës, sipas dosjes hetimore, ata kanë ndërruar veturën me të cilën ishin nisur nga restoranti në Graçanicë. Dyshohet se Liridona Ademaj u vra me një plumb në qafë në një zonë të fshehtë në fshatin Sinidoll të Prishtinës, aty ku ishte organizuar vrasje makabre.

Naim Murseli në seancën e fundit dëgjimore deklaroi se nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes madje kishte qenë dhe vet i rrezikuar, duke mohuar kështu përfshirjen në vrasjen e bashkëshortes së tij, një deklaratë kjo kontradiktore, krahasuar me të parën ku kishte thënë se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes.

Ndërkohë prej kësaj të hëne, trupi i Liridona Ademajt, do të prehet në vendlindje, në Rracaj të Gjakovës, pasi u zhvarros nga fshati ku ishte martuar në Cërmjan. Pjesë e ceremonisë mortore ishte edhe Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe zyrtarë të tjera, të cilët kanë bërë thirrje për drejtësi.

Liridona u vra më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Deri tani janë arrestuar tre të dyshuar për organizimin e vrasjes së saj, ndër ta edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli. I dyshuar si organizator i vrasjes, bashkë me dy bashkëpuntorët, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së dolën më 3 dhjetor në para Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila vendosi nga një muaj paraburgim për secilin prej tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:02
'850 mijë euro në llogari', avokatja nga Suedia tregon si përfitonte Naim Murseli nga vrasja e Liridonës

Arlinda Loncari, avokatja kosovare e cila vepron në Suedi, ka sjellë detaje lidhur me veprimtarinë e Naim Murselit, bashkëshortit të viktimës, Liridona Ademaj – Murseli.

Duke iu referuar mediave suedeze, Loncari ka thënë se Naim Murseli, ka punuar si këshilltar i sigurimeve në njërën prej kompanive më të mëdha në Suedi, “Folksam”.

Sipas saj, ai mund të përfitonte nga kjo kontratë sigurimi jetë jashtëzakonisht e lartë në rast se nuk do të zbardhej rasti i vrasjes.

Ajo tregoi se kontrata më e lartë e sigurimit të jetës në Suedi arrin në vlerën e rreth 8 milionë kronave suedeze, që korrespondon me afërsisht 850 mijë euro.

Këto para, nëse vrasja e Liridonës nuk do të zbulohet, do të shkonin drejtë bashkëshortit dhe fëmijëve të saj, me bashkëshortin si përfituesin e parë në bazë të dokumenteve të policës.

“Në qoftë se nuk ish bërë domethënë zbardhja e fatit, në qoftë se domethënë nuk tregohet se kush e ka bërë këtë vrasje, në këtë rast do t’i merrte bashkëshorti i saj, bashkë me fëmijët. Po së pari i takojnë bashkëshortit, varet se si i ka shkruar ai. Në qoftë se ai ka shkruar se ai do t’i marrë të hollat, domethënë këto para, atëherë ai do t’i merrte”, tha për ATV, Loncari.

Ajo thekson pasojat në rast se përfundimi i hetimit do të ishte në favor të bashkëshortit nën dyshim, duke e bërë këtë çështje edhe më të ndërlikuar dhe duke shtuar një motiv të mundshëm financiar pas vrasjes së Liridonës.

Avokatja Loncari ka folur edhe për fëmijët e Liridonës. Sipas saj, në raste të tilla fëmijët merren nga qendrat sociale në Suedi.

“Domethënë në qoftë se fëmijët tash kur të mbërrijë në Suedi do të merren menjëherë nga qendra social dhe ata do të vetë do të fillojnë një hetim në lidhje me vendosjen e fëmijëve në një familje tjetër dhe gjithashtu në lidhje me mirëqenien e fëmijëve dhe çfarë ndihme kanë nevojë fëmijët për shkak të kësaj që fëmijët kanë parë dhe kanë përjetuar”, tha Loncari.

Ora 19:51
Flet mësuesja e Liridona Ademajt: Ishte nxënëse e shkëlqyer, u vra nga njeriu i kthyer në përbindësh

1701716148_liridonaademaj.JPG

Familjarë, të afërm dhe miq janë mbledhur në fshatin Rracaj të Gjakovës ku ajo lindi, për t'i dhënë lamtumirën Liridona Ademajt, gjatë rivarrimit që u bë ditën e sotme. Një prej tyre ka qenë Teuta Haxhiu e cila ishte edhe mësuese e Liridonës. Ajo ishte e vetmja që iu drejtua të mijëra të pranishmëve që morën pjesë në ceremoninë e rivarrimit.

“Ende jemi të trishtuar nga vdekja mizore e saj kaq të hershme e porositur nga njeriu i kthyer në përbindësh, nga një frikacak e i pa burrë që askush nuk do ta kishte besuare më së paku ju që vitet më të mira rinore i ndatë me të. Liridon e dashur sot në këto momente të rënda për të gjithë ne kur jemi të detyruar të themi lamtumirën e fundit, krahas dhimbjes së madhe që na gërryen, e gërryen edhe gurin. Jemi krenar që të patëm bijë kaq të dashur, nxënëse të shkëlqyer, vajzë të devotshme dhe nënë kaq të përkushtuar siç ishe ti, por njëkohësisht shprehim vendosmërinë tonë që të shprehim drejtësi për ty Liridon dhe për të gjitha nënat, gratë dhe vajzat tona të bekuara që në një formë apo tjetër u bën formë e dhunës së egër duke humbur jetën tragjikisht. Nuk do të ndalemi prej asnjë pengese tjetër për ta quar në vend drejtësinë, mbase edhe si ngushëllim për humbjen e pakombensueshme dhe mesazhin që kjo shoqëri ka nevojë“, tha ajo raporton KosovaPress.

Ora 16:02
'Fëmijët e kërkojnë Liridonën para se të flenë gjumë', vëllai i Liridonës rrëfen arsyen e vrasjes së motrës së tij nga Naim Murseli

1701615372_finalprojekt.00400114.Still100.jpg

Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës Liridona Ademaj ka qenë i ftuar ditën e stome në “Shqipëria Live” i cili ka folur rrth vrasjes së motrës së tij nga bashkëshorti.

Vëllai i të ndjerës ka rrëfyer se e ndjera ishte një motër, grua dhe nënë e fuqishme, teksa shprehet se familja e tyre është duke e përmbajtur veten nga ndonjë veprim i marrë në gjaknxehtësi e sipër.

“Ajo ishte një grua e fortë, një motër e fuqishme, një heroinë për fëmijët e vet. Ne po e përmbajmë veten sepse ajo nuk donte të na shihte të dobët. Nuk doja të dyshoja tek kunati sepse me dukej e pabesushme të ishe ai vrasësi, me thonin dysho por diçka brenda meje më ndalonte, sjelljen e tij e justifikoja duke thënë se e ka nga tronditja e madhe sepse dhe ai ka humbur gruan. Fëmijët nuk e dinë që nëna e tyre ka vdekur,  natën pas vrasjes i kishim më shtëpi dhe e kërkonin sepse nuk flinin dot pa të. Momentalisht fëmijët i kanë gjyshit(prindërit e Naimit)", tha Ademaj.

Ai gjithashtu tha se familja e tij besonin në drejtësinë e Kosovës dhe i'a kanë lënë kësaj të fundit të zbardhë të vërtetën e ngjarjes. Ai tha se sipas tyre arsyeja e vrasjes ishte siguracioni i jetës që vlente 20 milionë euro.

"Ne besojmë në drejtësinë e Kosovës dhe çdo gjë e lëmë në dorë të drejtësisë. Le të jetë Liridona rasti i fundit që është vrarë, mos të vritet më asnjë grua, asnjë nënë dhe asnjë motër e jona. Arsyeja e vrasjes sipas nesh është siguracioni i saj i jetës që vlente 20 milion euro", tha Ademaj.

Kujtojmë se ditën e sotme Prokuroria Themelore e Prishtinës ka aprovuar kërkesën e familjarëve të Liridonës për të kryer rivarrimin e trupit të pajetë pranë familjes së saj.

Ora 14:52
FOTO/Bashkëshorti pagoi 30 mijë euro për vrasjen e saj, rivarroset trupi i Liridona Murselit në fshatin e lindjes

 

Është bërë rivarrimi i Liridona Murselit, e cila u vra të mërkurën e 29 nëntorit, pas një plani të bashkëshortit të saj, i cili i kishte premtuar autorit 30 mijë euro. Liridona është varrosur në fshatin e saj të lindjes, Rracaj të Gjakovës.

Më kërkesë të familjarëve ajo është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës, ku ishte varrosur fillimisht.

 

Ora 12:56
Ftesa besëprerë! Darka e fundit me dy fëmijët, vrasësi i Liridona Murselit u pikas në restorantin ku ishte viktima

1701691008_lk.jpg

Ftesa besëprerë e Naim Murselit për bashkëshorten e tij, Liridonën që të darkonin bashkë natën e të mërkurës së kaluar, ishte e fundit për nënën e dy fëmijëve. Dyshohet se Naim Murseli në bashkëpunim me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën organizuan vrasjen e Liridona Ademajt për qëllime të ulëta.

Naimi bashkë me Liridonën dhe dy fëmijët po darkonin në një restorant në Graçanicë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Granit Plava është parë në oborrin e restorantit duke kontrolluar situatën para krimit.

Pak para se Naim Murseli dhe Liridona Ademaj të kryenin darkën e fundit, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla dyshohet se kanë marrë udhën paraprakisht drejt vendit tragjik ku ishte planifikuar vrasja e Liridona Ademajt.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se gjatë rrugës ata kanë ndërruar veturën me të cilën ishin nisur nga restoranti në Graçanicë. Dyshohet se Liridona Ademaj u vra me një plumb në qafë në një zonë të fshehët në fshatin Sinidoll të Prishtinës, aty ku ishte organizuar vrasje makabre.

Naim Murseli në seancën e fundit dëgjimore deklaroi se nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes madje kishte qenë dhe vet i rrezikuar, duke mohuar kështu përfshirjen në vrasjen e bashkëshortes së tij, një deklaratë kjo kontradiktore, krahasuar me të parën ku kishte thënë se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes.

Ora 12:39
Bashkëshorti pagoi 30 mijë euro për vrasjen e saj, zhvarroset trupi i Liridona Murselit

1701451567_liridonamurseli.png

Është bërë zhvarrimi i trupit të Liridona Murselit, e cila u vra të mërkurën e 29 nëntorit, pas një plani të bashkëshortit të saj, i cili i ksihet premtuar autorit 30 mijë euro. 

Me kërkesë të familjarëve, rivarrimi do të bëhet në fshatin e saj të lindjes, në Rracaj të Gjakovës.

Familjarët kanë bërë të ditur se rivarrimi do të bëhet nga ora 14:00.

Ora 09:46
Motra e Liridonës nxjerr një pjesë nga biseda me të ndjerën, ja si shprehej viktima për gratë e shtypura

1701558677_liridonamurseli.png

Motra e të ndjerës Liridona Ademaj, vrasja e së cilës tronditi gjithë opinionin publik shqiptar, pasi bashkëshorti i saj, Naim Murseli kishte paguar vrasës me pagesë për eliminimin e saj, ka reaguar në rrjetet sociale.

Motra e Liridonës, ka publikuar një pjesë të bisedës së kaluar me të, në të cilën viktima shpreh mbështetjen e saj për gratë dhe dhimbjen në të njëjtën kohë për gratë e trajtuara në mënyrë të padrejtë.

Vdekja e Liridona Ademajt ka pikëlluar shumë familjen, kolegët dhe mbarë opinionin publik.

1701679535_murs.jpg

Postimi i Motrës së Liridonës
    S.S/KT/Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Bim: 05/12/2023 09:49

      i poshter boll keke edhe ti m nick 'nga shqiperia' se me perdor kete ngjarje tragjike me ofendu te tjeret. Sa raste te tilla kan ndodhe e do te ndodhin per fat te keq ne Shqiperi me dhjetra e dhjetra

      Përgjigju
    • nga shqiperia: 05/12/2023 03:53

      c'fare burri i poshter,,,ke thene kosovar i ke thene te gjitha,,,alamet gruaje...

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      27 Nëntor, 11:43

      Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



    ×

    Lajmi i fundit

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë