Durim Keçi në 22 janar la qelinë për t’iu rikthyer jetës normale, pasi Gjykata e Durrësit më datë 19 dhjetor vendosi të nxjerrë nga burgu të pandehurin me argumentin se ai e ka kryer dënimin në Itali për veprat që akuzohet.
Në tre janar vendimi mori formën e prerë. Ilia Ilia, avokati mbrojtës i Durim Keçit deklaloi se kërkesa e autoriteteve italiane për të arrestuar klientin e tij me qëllim ekstradimin është zëvendësuar me njohje vendimi. Sipas tij, në keto kushte gjykata bën njohjen e vendimit duke u bazuar në dispozitat ligjore për marrëdhëniet juridiksionale me jashtë dhe kodit të procedurës penale shqiptare si dhe të kodit penal shqiptar.
Avokati i Keçit theksoi se klientit të tij i janë njohur tetë vite e nëntë muaj burg, ndersa edhe prokuroria ka pasur ketë kërkesë. "Pala italiane hoqi dorë nga kërkesat për ekstradim, pasi kostoja e mbajtjes të burgosurve shqiptarë në Itali është më e lartë", thotë Ilia.
Ai shprehet kritik ndaj autoriteteve italiane mbi dosjen “kanun” dhe e konsideron racist qëndrimin e tyre mbi kete dosje ku u arrestuan mbi 100 persona nga Shijaku, pjesë e dosjes ka qenë edhe Durim Keçi. "Ka qenë proces racist nga drejtësia italiane. Politika shqiptare do të ndërhynte që vendimi të mos ekzekutohej nga gjykata italiane. Nuk bëhet fjalë për një organizatë kriminale", deklaroi ai.
Pala italiane kërkoi konvertimin e dënimit me 8 vite e 9 muaj burg të dhënë nga gjykata e Xhenovës për Durim Keçin, të arrestuar nga policia në 11 tetor të vitit 2017 me qëllim ekstradimi pas kërkesës së autoriteteve italiane. Por, në 17 nëntor, pra një muaj pas arrestimit, autoritetet italiane ndryshuan kërkesën për Keçin nga ekstradim në njohje të vendimit penal italian në Shqipëri. Fillimisht në Itali, Keçi ishte dënuar me 13 vite e 3 muaj burg, ndërsa më pas përfitoi ulje për shkak të amnistisë, por edhe faktin se dënimi për trafik droge në Itali është i lehtë në Shqipëri duke shkuar në favor të Keçit konvertimi.
Në 5 janar 2018 gjykata e Durrësit ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorit Gëzim Veizi, duke i njohur dënimin Italian me 8 vite e 9 muaj burgim.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO








