Lirimi i Frrokut, Berisha publikon
sms: Favoret që përfitoi gjykatësi

Lirimi i Frrokut, Berisha publikon<br />sms: Favoret që përfitoi gjykatësi
TIRANE - Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një mesazh të dërguar nga një qytetar, që sipas tij fakton se gjykatësi i cili vendosi të shpallë të pafajshëm Arben Frrokun për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, ka zbatuar porosinë e dyshes Rama-Meta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-Kryeministri Berisha shprehet se ky mesazh i cili i ka ardhur nga një qytetar identifikuar vetem me emrin "Fran" dëshmon se pas vendimit të marrë nga gjykatësi Dritan Halluni, të gjithë të afërmit e tij kanë fituar poste kyçe në administratë.

Po pervec tekstit te mesazhit, Berisha si gjithmone nuk ka sjelle asnje prove.

Perkundrazi sipas Berishës, kjo sms është pikerisht "prova" që Edi Rama dhe Ilir Meta porositën “vrasjen për së dyti” të komisar Lamajt.

Më poshtë postimi i plotë i ish-Kryeministrit Sali Berisha:
Nje mesazh nga Frani qe duhet lexuar!! Te dashur miq, une po e vendos si status me mirenjohje te thelle mesazhin e Franit, njerit prej nesh qe me shkruan per lidhjet me Ramen dhe Meten te kryetarit te trupit gjykues qe shpalli te pafajshem Arben Frrokun duke hedhur poshte deshmine e atij qe pa me sy dhe njohu vrasesin ne vendin e ngjarjes dhe makinen me te cilen u krye vrasja si dhe targen e saj! Mesazhi juaj u deshmon shqiptareve se gjykatesi troc Halluni zbatoi vetem porosine e Rames dhe Metes, qe vrane per se dyti komisarin Lamaj. Frani ne mesazh shkruan:

"Z. Sali Berisha nuk di a i ke marr vesht te mirat qe i ben Edi Rama dhe Ilir Meta Dritan Hallunit ne Shkoder per favoret e Arben Frrokut:
Kryetar i Partise Socialiste Shkoder - Andi Halluni (djali axhes Dritan Hallunit)
Kryetari i LSI Shkoder - Senad Halluni (djali axhes Dritan Hallunit)
Drejtori i OSSHEE Shkoder - Andi Halluni
Drejtori i repartit Maternitetit Spitali Rajonal - Senad Halluni
Pergjegjes Dogana Hani Hotit - Helidon Halluni
Drejtoria e tatitmeve Shkoder - Kunati i Dritan Hallunit 
Drejtoria e Tatimeve shefe kontrollit _ motra e Dritan Hallunit. 
Te gjithe fisin e Dritan Hallunit e kane perkrah per te favorizu Arben Frrokun"
Dhe nje here Fran, ju falenderoj me mirenjohje per informacionin e çmuar qe me keni derguar. Me respekt, Sali Berisha

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve