Lirimi i Frrokut, Berisha: Rama-Meta
vrasin për së dyti komisarin Lamaj

Lirimi i Frrokut, Berisha: Rama-Meta<br />vrasin për së dyti komisarin Lamaj
Ish-kryeministri Berisha e cilëson vrasje për së dyti të komisarit Dritan Lamajt vendimin e sotëm të Gjykatës e cila shpalli të pafajshëm të akuzuarin kryesor, Arben Frroku.

“Pa dashur të ndërhyj në vendimin e Gjykatës, por ky vendim me shume se ne emër të popullit apo Republikës, duket si vendim në emër të marrëveshjes me të cilën u shpërblye ndryshimi i dëshmisë kyçe të Mark Frrokut, dëshmitarit me kyç në dosjen Doshi.”- shkruan ndër të tjera Berisha në rrjetin social “Facebook”.

Statusi i plotë i Berishës
Rama - Meta vrasin për së dyti komisarin Lamaj. Marrëveshja e tyre me Mark Frrokun lë pa autor vrasjen e komisarit!!

Të dashur miq, sot një trup gjykatësish liroi si të pafajshëm në sallën e gjyqit Arben Frrokun, i akuzuar për vrasjen e komisarit Lame, pas një procesi qe zgjati mbi 13 muaj. Pa dashur te ndërhyj në vendimin e Gjykatës, por ky vendim me shume se ne emer te popullit apo Republikes, duket si vendim ne emer te marreveshjes me te cilin u shpërblye ndryshimi i dëshmise kyçe te Mark Frrokut, deshmitarit me kyç ne dosjen Doshi.

Gjithçka ne kete proces dukej se po shkonte drejt ketij vendimi, te cilin nuk e besojne as ata qe e kane dhene. Shqiptaret mbajne mend mire se si shtyheshin seancat kyçe te procesit duke kercenuar me jete deshmitarin okular qe pa me syte e tij vrasesin tek i derdhte bresherine viktimes ose se si i dergonin familjaret e te akuzuarit per te kercenuar ate me jete per deshmine e tij ne vendin me te fshehte ku e kishte strehuar vet Policia.

Vetem nje muaj me pare u rrembye ne Fushe Kruje nga banda e qeverise dhe u zhduk pa nam e nishan, E. Stafuka, ai ishte njeru qe gjeti makinen me te cilen u krye vrasja e komisarit Lamaj. Te gjitha keto zhvillime qe paraprine vendimin, deshmojne se ky ishte me shume nje vendim alla Troc, apo vendim jo ne emer te ligjit por te kodit te mafies, marreveshjes Rama - Meta - Frroku. Kjo eshte goditja me e rende ndaj tradites serioze te Gjykates se Krimeve te Renda, deshmi e peshes se tmerrshme te pushtetit te krimit mbi drejtesine.

Se shpejti dhe Frroku tjeter do lirohet. Thuhet se ne nje mesazh qe Rama i ka shkruar atij i thote se pret me padurim lirimin e tij e per te darkuar se bashku me te gjithe familjaret e tij. Drejtesia ne gijotinen e pushtetit te krimit! Sb
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve