Lirimi i Gentjan Dodës, nisin procedurat e ekstradimit për të fortin e Burrelit /Zbardhet DOSJA e plotë 

Lirimi i Gentjan Dodës, nisin procedurat e ekstradimit për të fortin e Burrelit /Zbardhet DOSJA e plotë 

Kanë nisur procedurat për ekstradimin e Gentjan Dodës, të arrestuar në Londër në maj të këtij viti.

Personi që korruptoi gjyqtarin e Apelit të Tiranës Shkëlqim Miri po ndiqet penalisht nga prokuroria e Krimeve te Rënda për akuzën e "Korrupsionit aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë" kryer në bashkëpunimin. Ndërkohë për një tjetër akuzë si ajo e “Futjes ose mbajtjes të sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimeve të vendimeve me burgim” Doda po ndiqet penalisht nga prokuroria e Krujës. Doda, u lirua në muajin nëntor 2017, pikërisht në muajin kur dhe u arrestua gjyqtari i Apelit Shkëlqim Miri, i cili u dënuar më pas me 2.6 vite burgim dhe dy sekserët Kujtim Miri dhe Alban Buci. Tre ditë para arrestimit të gjyqtarit Shkëlqim Miri dhe të afërmit të tij Kujtim Miri, mes të dyve, të akuzuar për korrupsion, ka pasur një takim poshtë shtëpisë së gjyqtarit të apelit në lagjen “Myslym Shyri” në Tiranë. Në dosjen hetimore rezulton se më datë 7 tetor 2017, Kujtim Miri, është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për tu pyetur si person ndaj të cilit kryen hetime. Kujtim Miri rezulton se nuk ka dhënë shpjegime, dhe sapo ka lënë ambientet e prokurorisë është ndjekur nga agjentët e fshehtë. Fillimisht sipas vëzhgimit që i është bërë, ai ka lëvizur në drejtim të Rinasit e pasdite në ora 19:40 po më datë 7 nëntor 2017 ulet në një bar kafe në rrugën “Islam Alla” ku është dhe shtëpia e gjyqtarit dhe aty takohet me këtë të fundit.

30 mijë euro në zarfin e bardhë

Po sipas dosjes, Kujtim Miri mbajtës i numrit të telefonit 0682088xxx si dhe gjyqtari i apelit Shkëlqim Miri mbajtës i telefonit 0692069xxx, janë përgjuar mes tyre teksa kanë folur në datat 23, 24, 25 dhe 26 Maj 2017 si dhe në datat 4,5, dhe 8 qershor 2017 që korrespondon me një ditë pas shpalljes së vendimit në apel, vendim i cili është shpallur më 7 qershor 2017. Një tjetër provë, sipas të cilës gjyqtari Miri ka qenë i përfshirë në këtë akt-korruptiv, është dhe fakti se ai është përgjuar teksa komunikon me Kujtim Mirin 6 minuta para se ky i fundit, i njohur si sekseri, do të takonte në lokalin në Fushë-Krujë ku u paguan 30 mijë euro shtetasin Alban Bucin dhe shtetasin me iniciale N.A.,i cili rezulton të jetë dhe vjehri i Gentjan Dodës.

“…I dhashë një thes me dokumente…”

Mes tyre sipas akuzës më 23 Maj 2017 ka pasur tre telefonata më 18:57 minuta e cila ka zgjatur 72 sekonda, më 21:05 telefonatë që ka zgjatur 32 sekonda dhe një telefonatë prej 1 sekondi. Më pas ka qenë gjytari Miri që ka telefonuar të afërmin e tij Kujtim Miri dhe kjo bisedë ka qenë rreth orës 21:36 minuta ka zgjatur 21 sekonda dhe nga pamjet filmike të lokalit të ndodhur në Fushë-Krujë ku është dorëzuar zarfi i bardhë me 30 mijë euro, përkon me kohën që Kujtim Miri ishte në lokal me personat e dërguar nga Gentian Doda. Më 25 Maj 2017 rezulton se është përgjuar dhe Alban Buci, shtetas në kërkim po për të njëjtin hetim, dhe mëngjesin e 25 Maj 2017 në ora 09:45 min Buci njofton të afërmit e Gentian Dodës duke u shprehur “…i dhashë atyre një thes me dokumenta…”. Ndërkohë vendimi për lënien në fuqi të ndryshimit të akuzës nga vrasje në plagosje me pasojë vdekjen ndaj Gentian Dodës ishte planifikuar të jepej në gjykatën e apelit më datë 6 qershor 2017, por kjo seancë është shtyrë për më datë 7 qershor.

Kapja e telefonave Dodës brenda në burg

Ndërkohë në 8 qershor 2017 Gentian Doda, ndiqte me përpikmëri nëpërmjet telefonave që dispononte në burg, çdo lëvizje që kryenin miqtë e tij jashtë qelisë, të cilët një ditë para kishin siguruar me çdo çmim një vendim në leverdi të tij, në Gjykatën e Apelit Tiranë, nga ku ai do rifitonte lirinë.Mirëpo papritur në qelinë nr.10 në burgun e Fushë-Krujës pikërisht në godinën “A” të këtij burgu tre efektivë të Grupit të Forcave Operacionale, kanë hapur befasisht derën e dhomës nr.10 për të ushtruar një kontroll për sendet e ndaluara.

Kontrolli ishte iniciuar nga vetë Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila po ndiqte me shumë vëmëndje veprimet e Gentian Dodës, gjyqtarin të Apelit Tiranë Shkëlqim Miri, kushëririn e tij Kujtim Miri dhe Alban Buçi, të cilët dyshoheshin për korrupsion. Në momentin e futjes në dhomë të tre policëve Arif Osmanaj,Sefedin Shini dhe Admir Ismailaj, i dënuari Gentian Doda ndodhej në krevat gjysmë i shtrirë dhe se në dorë mbante një aparat celular. Menjëherë policët i kanë kërkuar fillimisht të dorëzonte telefonin celular, dhe pasi i dënuari Doda ka zbritur nga krevati, nga ana e policisë është konstatuar se sipër krevatit, ku ishte i shtrirë Doda, ndodhej dhe një telefon tjetër dhe një palë kufje.

I dënuari me burg përjetë mori përsipër telefonat

Gjatë përpilimit të raportit të shërbimit i dënuari Gentjan Doda pretendoi se aparatet telefonike nuk i kishte të vetat, duke pretenduar se dy telefonat “Black Berry” dhe “HTC” i përkasin të dënuarit me burgim të përjetshëm Gjovalin Kadeli. Megjithëse dy telefonat janë kapur në dorë të Gentian Dodës, ky i nfundit ka mundur që të heqë përgjegjësinë nga vetja dhe t'ia kalojë një të dënuari tjetër. Gjovalin Kadeli që vuante dënimin në të njëtin sektor me Dodën në burgun e Fushë-Krujës, gjatë momentin të kontrollit të policisë, ishte duke u larë në dush. Por pavarësisht se ndodhej në një vend tjetër, Kadeli nuk e ka pasur problem të marrë autorësinë e veprës penale, duke përjashtuar nga përgjegjësia e krimit Gentian Dodën, që pikërisht në 7 qershor, pra një ditë para kontrollit ishte dënuar nga gjykata e Apelit Tiranë me 8 vite burg për akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa lejë”.

Me këtë vendim shumë të kontestuar të dhënë nga gjyqtarët Agim Bendo,Flutura Skënderi dhe Shkëlqim Miri, ky i fundit i arrestuar dhe dënuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si i dyshuar për akuzën e korrupsionin, Doda kishte shlyer ditët e tij të qëndrimit në burg. Por kapja e dy telefonave në dorë një ditë pas këtij vendimi, do të thoshte shtimin e një dënimi tjetër për Gentjan Dodën që mund të varionte nga 1 deri në 3 vite burg, ndërkohë paralelisht me nisjen e çështjes hetimore do të thoshte dhe një masë sigurimi “arrest me burg”,duke i vështirësuar lirimin nga qelia Gentjan Dodës. I dënuari Gjovalin Kadeli megjithësë në deklarimet e tij ka pohuar se ishte në dush duke u larë, nuk ka hezituar të marë përgjegjësinë për dy telefonat.

Gjatë pyetjes në prokurorinë e Krujës, e cila një ditë pas kontrollit të qelisë rregjistroi procedimin penal nr.252 për veprën penale të “Futjes ose mbajtjes të sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimeve të vendimeve me burgim”, Gjovalin Kadeli ka deklaruar:

“...dy telefonat dhe sendet e tjera të gjetura gjatë kontrollit në dhomën nr.10 janë të miat. I kisha çuar për t'i karikuar dhe për të parë a punon apo jo. Në momentin që i dënuari Gentian Doda ka konstatuar në dhomën e tij, më ka njoftuar direkt duke më thënë, hajde merri se mund ti kapin kontrollet dhe ta mbaj përgjegjësinë kot unë. Unë ju përgjigja se do vij menjëherë sapon të mbaroj dushin se jam zhveshur, kur ndërkohë erdhi kontrolli. Dua të shtoj se telefonin HTC, ja kam dhënë disa herëpër të folur me familjen, ndërkohë i qëndrojnë të gjitha fjalëve të thëna më sipër duke pranuar autorësinë e telefonave”.

Në atë periudhë “Shqiptarja.com” komunikoi me një nga prokurorët e Krimeve të Rënda që kishte urdhëruar këtë kontroll në qelinë nr.10, duke e pyetur se në emër të kujt ishin regjistruar numrat e telefonit të sekuestruar në dy aparatet celulare të sekuestruar? Prokurori u përgjigj:

“…ne si prokurori e krimeve të rënda nuk kemi asnjë dyshim që telefonat kanë qenë të Gentian Dodës. Celularët i janë gjetur në dorë këtij të dënuari nga një kontroll blic i iniciuar nga ne. Numrat brenda në aparat nga verifikimet tona, dalin që janë të regjistruar në emër të kushërinjve të Gentjan Dodës…”.

Mirëpo për shkak se kjo vepër penale nuk është koopetencë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, dosja i kaloi për hetime të mëtejshme prokurorisë së Krujës. Teksa çështje e korrupsionit vijonte të ndiqej me shumë interes na Krimet e Rënda, “Shqiptarja.com” mësoi në atë kohë se prokuroria e Krujës ka kërkuar në gjykatën e rrethit masën e “arrestit në burg” për Gentian Dodën, kërkesë e cila është pranuar ng gjykata. Paralelisht në 4 qershor, tre ditë para dhënies së vendimit të gjykatës së Apelit Tiranë, i dënuari Doda fitoi nga gjykata e Krujës një ulje dënimi me 45 ditë, kjo që mjaftonte për ta përgatitur atë për të lënë qelinë. Por Doda brenda muajit ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë dhe në 30 qershor 2017 gjykata e Krujës ka refuzuar kërkesën e tij për ndryshimin e masës së “Arrestit në burg”. Përpjekjet e Dodës për të lënë qelinë kanë vijuar sërisht ku në 13 shtator 2017 ai kërkuar sërisht zëvendësimin e masës së sigurisë, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata e Krujës duke caktuar masën e detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore çdo të henë në orën 10:00. Në vendimin e saj gjykata e Krujës ka argumentuar se: ”…vepra penale për të dyshuarin Gentian Doda mnuk ekziston…”.Sipas kësaj gjykatë i dënuari kishte vajtur dënimin e marrë me 8 vite burgim nga Gjykata e Apelit Tiranë,dhe për inerci duhej t'i hiqej dhe masa e sigurimit “arrest me burg” në mënyrë që të bëhej lirimi i tij.

Me këtë vendim nuk është pajtuar prokurori i çështjes Bujar Memia i cili ka apeluar vendimin, duke kërkuar rikthimin në qeli të Gentian Dodës, i cili ndërkohë kishte lënë qelinë nr.10 pranë burgut të Fushë-Krujës. Pa kaluar shumë prokuroria ka vendosur të mbyllë hetimet dhe të dërgojë dosjen në gjykatën e Krujës për gjykim vetëm për shtetasin Gjovalin Kadeli, ndërsa për Gentjan Dodën akuzën e ka pushuar. Në kërkesën për gjykim të prokurorisë Krujë argumentohet se: “…nga tërësia e akteve arrijmë në konkluzjonin se nuk ka prova të mjaftueshme me qëllim që ndaj shtetasit Gentian Doda, të ngrihet akuza për veprën penale të Futjes ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në burg…”. “…mosnjoftimi në organet përkatëse të sendeve të ndaluara nga ana e shtetasit Gentian Doda lidhet me ndërhyrjen të forcave të policisë…”-thotë prokuroria në kërkesën për gjykim.

 Por shumë shpejt dosjen prokuroria e ka tërhequr nga gjykata e Krujës, për shkak se nga ana e Krimeve të Rënda u arrestua gjyqtari Shkëlqim Mir, hetim nga i cili ka rezultuar se telefonat përdoreshin nga Gentian Doda, i cili informohej nga burgu për çdo lëvizje që po bënin miqtë e tij për korruptimin e gjyqtarëve të Apelit.

“Shqiptarja.com” mësoi në atë kohë se në datën 9 nëntor 2017, disa orë përpara se Krimet e Rënda të arrestonin gjyqtarin e Apelit Shkëlqim Miri, me vendimin nr.1249 treshja e gjyqtarëve Ridvan Hado, Zegjine Sollaku dhe Andi Civici, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “detyrim paraqitje” për Gentian Dodën në “arrestit në burg”.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Doda: 30/07/2019 20:27

    VETINGU VETEM VETINGU JUA NXORRI POSHTERSITE QE KANE BO KETO KRIMINELA GJYGJTARE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie