BEOGRAD- Reagime të ashpra vijnë nga Beogradi në lidhje me lirimin e Ramush Haradinajt.
Presidenti serb Tomislav Nikoliç tha se vendimi për të mos u shpallur fajtor do të pengojë përpjekjet për të vendosur paqe në rajon, do të anulojë përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe të rrisë skepticizmin europian ndaj popullit serb, si vendimet e tjera të gjykatës së Hagës.
“Fatkeqësisht pritjet që Gjykata e Hagës do të lirojë Ramush Haradinaj e akuzuar për vrasje keqtrajtim, dhe veprime kundër jo vetëm shqiptarëve por dhe serbëve e romëve në kampin e UCK-së në Jabllanicë në 1998, si dhe shkeljen e rregullave dhe ligjit të luftës u bënë të vërteta”- thuhet në deklaratën e Nikoliçit.
“Vendimi i fundit i Gjykatës nuk është bazuar në ligj dhe drejtësi- postulatet kryesore që një gjykatë ndërkombëtare duhet të mbështetet. Gjykata është tërësisht kundër ligjit ndërkombëtar. Ata duan të arrijnë disa qëllime për të cilën Serbia është e vetëdijshme”- nënvizoi presidenti.
"Për krime të tmerrshme ndaj serbëve të Kosovës nuk do të dënohet askush”, thuhet në kumtesë, për të shtuar se “vendimet e këtilla nxisin separatizëm, i vështirësojnë përpjekjet për vendosjen e paqes në rajon, i anulojnë përpjekjet e deritashme për normalizimin e raporteve të Beogradit me Prishtinën, dhe e rrisin euroskepticizmin në popullin e Serbisë”.
“Vendimi më i ri i Tribunalit nuk është i bazuar në të drejtën dhe në drejtësinë në të cilën do të duhej të ishte themeli i kësaj gjykate”, thuhet në deklaratën e kabinetit të presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliç.
QEVERIA SERBE: VENDIM I TURPSHEM
Edhe zëdhënësi i Qeverisë së Serbisë, Millivoje Mihajlloviç, ka thënë se vendimi i Gjykatës së Hagës për të liruar ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, “është i turpshëm”.
“Kjo është një goditje e rëndë për drejtësinë dhe një pengesë serioze për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Mihajlloviç për mediat serbe. Sipas tij, me këtë vendim “do të zhgënjehen të gjithë ata që mendojnë se do të ketë pajtim në rajon”.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com