Sipas tij, një aksion i tillë u bë në 2013, ndërsa tani ngre pyetjen se kush është fajtori që qenkan ndërtuar prapë gjatë 2013-2017.
Vasili shprehet se është e qartë që s'ka asnjë vizion për shëndetësinë, s'ka strategji, ka vetëm mediokritet, ndërsa shkon edhe më tej duke deklaruar se ky është shndërrimi i Ministrisë së Shëndetësisë në një drejtori komunale.
“Ministria e Shëndetësisë ose drejtoria komunale. Ministrja e Shëndetësisë tha se filloi të prishë ndërtimet pa leje nëpër spitale.
Pra, e filloi nga këtu ndonëse ky nuk ishte në asnjë pikë të programit të qeverisë për shëndetësinë.
Në 2013-n, Kryeministri, me bujurdi të madhe, si edhe ministri i Shëndetësisë, mbytën televizionet dhe shqyen fytin duke thënë se i spastruan spitalet nga ndërtimet pa leje.
Kush është fajtori që qenkan ndërtuar prapë gjatë 2013-2017, apo u desantuan nga diku larg? Apo kryeministri iku për turizëm dhe nuk di gjë as për këtë?
Ndërtimet pa leje, i njëjti refren qesharak për shëndetësinë në çdo fillim mandati.
Ështe i qartë që s'ka asnjë vizion për shëndetësinë, s'ka strategji, ka vetëm mediokritet antimjeksor dhe thellim të qorrsokakut ku ajo ka hyrë. Ky është shndërrimi i Ministrisë së Shëndetësisë në një drejtori komunale” tha Vasili.
Manastirliu bëri me dije se do tė ndėrmarrė njė aksion pėr lirimin e territorit tė spitaleve nė tė gjithė Shqipėrinė nga aktivitete dhe biznese qė nuk kanė lidhje me spitalet.
dy.b/shqiptarja.com