Lirimi i të kërkuarit/ Policia zhduku emrin e Naser Gashit nga çdo komunikatë

Naser Gashi, kosovari që kërkohej nga drejtësia Shqiptare pasi ishte dënuar me 7.4 vite burgim, mundi të lirohet nga qelitë e komisariatit të Kukësit, në rrethana të çuditshhme dhe që askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për këtë ngjarje të rëndë. Çuditërisht arrestimi i Gashit nuk është pasqyruar në asnjë komunikatë policore të brendshme dheb të jashtme, duke bërë që drejtuesit e policisë së Kukësit ta fshehin totalisht këtë ngjarje. Në komunikatën e datës 18, 19 dhe 20 tetorit 2018 policia e Kukësit nuk ka raportuar në asnjë rresht arrestimin e kosovarit të kërkuar Naser Gashi. Ky mos raportim ka ardhur edhe si pasojë e lirimit të shpejtë të Gashit nga qelia, pasi në datën 18 tetor policia e Kukësit ka ekzekutuar vendimin e lirimit të firmosur nga prokurorja. Drejtuesit e policisë së Kukësit kanë çuar deri në fund urdhërin e prokurores, duke e liruar nga të gjitha akuzat Naser Gashin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pikërisht në ditën kur policia e Kukësit ishin angazhuar në operacionin për sekuestrimin e 100 kg heroinë në një fshat të qytetit të Hasit. Mirëpo kur e gjithë vëmëndja ishte përqëndruar në këtë fshat, drejtuesit e policisë së Kukësit në bashkëpunim edhe me prokurorinë kanë urdhëruar lirimin e të kërkuarit Naser Gashi.

Lirimi i Kosovarit ndëshkon denoncuesin
Por skandali i nxjerrjes nga qelia të trafikantit të drogës Gashi dhe lënies së tij të lirë duke ja kthyer dhe pasaportën e kartën e identitetit kosovare të falsifikuar me emrin “Saimir Buli”, ka bërë “kurban” der tani vetëm zv/drejtorin e hetimit në Drejtorinë e Kukësit Shkëlqim Pepkolaj, i cili prej 1 muaj e gjysëm është pezulluar nga detyra, duke u vënë në procedim disiplinor. Në fakt Pepkolaj nuk ka përpiluar asnjë dokument për dosjen e Naser Gashit, por fakti që ai një muaj pas lirimit të Gashit të zbuluar rastësisht, ka filluar të hetojë të gjithë procedurën dhe ka nxjerrë zbuluar veprimet e kundraligjshme të disa drejtuesve të policisë Kukës, e ka pësuar vetë në shpinë, pasi shefat në drejtorinë qëndrore, janë munduar t’i mbyllin gojën për këtë skandal, duke e pezulluar nga detyra që prej muajit dhjetor 2018.

Kush është Naser Gashi dhe ndalimi në Morinë
Gjatë verifikimeve të kryera nga “Shqiptarja.com“ mësohet se kosovari Naser Gashi, i cili prej qershorit 2013 vijon të jetë person në kërkim ndërkombëtar pasi rezulton se me vendimin nr. 41 të datës 13 qershor 2013 është dënuar me 11 vite burg për akuzën e “Trafikut të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gashi ka përfituar ulje dënimi duke u dënuar përfundimisht me 7.4 vite burgim. Gashi është orvatur të marrë pafajësi në Gjykatën e Lartë, por çështja e tij nuk është pranuar të gjykohet, duke lënë në fuqi dënimin e dhënë nga Apeli i Krimeve të Rënda. Gashi ka qëndruar në arrati duke u fshehur nën identitetin e shtetasit Kosovar Saimir Buli, ku me këtë emër ka hyrë disa herë në Shqipëri. Por në mbrëmjen e 17 tetorit 2018, Gashi së bashku me shokun e tij Ron Nimani, kanë tentuar të dalin nga Shqipëria në Kosovë, me një makinë Audi duke përdorur pikën e kalimit kufitar Morinë. Pikërisht në këtë pikë kufitare, ata i janë nështruar kontrolleve, ku Gashi ka paraqitur dokumenta identifikuese me emrin Saimir Bula. Si pasojë e dyshimeve të ngritura mbi këto dokumenta, është vendosur nga policia kufitare që kosovari të shoqërohet në Drejtorinë e Policisë Kukës, ku t’i nënshtrohet identifikimit nëpërmjet gjurmëve të gishtave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston