Lirimi i trafikantit Naser Gashi/ Vjen arrestimi i parë, në kërkim shefi i Komisariatit të Kukësit, detyrim paraqitje drejtorit të kufirit

Lirimi i trafikantit Naser Gashi/ Vjen arrestimi i parë, në kërkim shefi i Komisariatit të Kukësit, detyrim paraqitje drejtorit të kufirit

Naser Gashi dhe Agim Basha

Disa muaj pas skandalit me lirimin e trafikantit të drogës Naser Gashi nga komisariati i Kukësit, Krimet e Rënda kanë lëshuar urdhër arrestet për drejtuesit e policisë. Report Tv mëson se shefi i Komisariatit të Kukësit, Agim Basha është shpallur në kërkim, ndërsa deri tani është arrestuar Kujtim Spahiu, specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Kukës.

Gjithashtu për këtë dosje Ferdinand Gjeta, i cili është Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Kukës dhe Shkëlzen Ibaj, specialist në Sallën e Komandimit në Drejtorinë e Policisë në Kukës janë lënë në masën e sigurisë detyrim paraqitje. Skandali u denoncua ekskluzivisht nga gazeta Shqiptarja.com (lexo ketu).

Hetimet për këtë cështje filluan pas një kallëzimi të depozituar në prokurorinë e Krimeve të Rënda nga zv/drejtori i hetimit në Kukës Shkëlqim Pepkolaj, i cili akuzonte zinxhirin komandues të drejtorisë së Policisë Kukës, se kishte kryer veprime të rënda për sa i përket trajtimit të rastit të arrestimit të të dënuarit me 7.4 vite burgim Naser Gashi.

Të arrestuarit dhe akuzat
I arrestuar-Kujtim Spahia, me detyrë specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Kukës, për veprën penale të "Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarë të tjerë të organeve të drejtësisë", dhe "Falsifikim të dokumenteve, me pasoja të rënda", parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg";

Në kërkim-Agim Basha, në detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, për veprën penale të "Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarë të tjerë të organeve të drejtësisë" parashikuar nga neni 139/ç i Kodit Penal, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg". Ai është shpallur në kërkim, pasi megjithë kërkimet nuk është ndaluar ende;

Në detyrim paraqitje-Ferdinand Gjeta me detyrë Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, Kukës, për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës" parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka caktuar masën e sigurisë "Detyrim për t’u paraqitur në Policinë gjyqësore";

Në detyrim paraqitje-Shkëlzen Ibaj, me detyrë specialist në Sallën e Komandimit në DVKM, Kukës, për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës" parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka caktuar masën e sigurisë "Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore".

Historia e lirimit të trafikantit
Naser Gashi, kërkohej nga drejtësia shqiptare pasi ishte dënuar me 7.4 vite burgim. Mbrëmjen e 17 tetorit 2018, Gashi së bashku me shokun e tij Ron Nimani, kanë tentuar të dalin nga Shqipëria në Kosovë, me një makinë "Audi" duke përdorur pikën e kalimit kufitar Morinë. Pikërisht në këtë pikë kufitare, ata i janë nënshtruar kontrolleve, ku Gashi ka paraqitur dokumente identifikuese me emrin Saimir Bula. Si pasojë e dyshimeve të ngritura mbi këto dokumente, është vendosur nga policia kufitare që kosovari të shoqërohet në Drejtorinë e Policisë Kukës, ku t’i nënshtrohet identifikimit nëpërmjet gjurmëve të gishtave.

Por edhe pse u bë identifikimi që personi i shoqëruar nuk ishte Saimir Bula por i shumëkërkuari Nasër Gashi, me një urdhër të dyshimtë Prokurorja firmosi urdhrin e lirimit të menjëhershëm, vendim i cili u ekzekutua nga Policia në datë 18 tetor. Si për ndalimin por edhe për lirimin e trafikantit, Policia e Kukësit nuk dha asnjë njoftim për mediat, duke e nisur që në atë kohë fshehjen e kësaj ngjarjeje.

Skandali i nxjerrjes nga qelia të trafikantit Gashi, madje edhe duke i kthyer pasaportën dhe kartën e identitetit kosovare të falsifikuar me emrin “Saimir Buli”, bëri “kurban” zv/drejtorin e hetimit në Drejtorinë e Kukësit Shkëlqim Pepkolaj, i cili u pezullua nga detyra, duke u vënë në procedim disiplinor. Por pas hetimeve prokuroria lëshoi urdhr arrestet për drejtuesit e komisariatit të Kukësit. Naser Gashi rezulton se është dënuar nga Nertian Kosova më 21 shkurt 2013 me 7 vite e 4 muaj burg për trafik droge, vendim i lënë në fuqi edhe nga apeli i krimeve.

NJOFTIMI I PLOTE PER ARRESTIMET
SHÇBA ekzekuton 4 urdhra të Gjykatës, për punonjës të DVP dhe DRKM Kukës, pasi me veprimet e mosveprimet e tyre lejuan lirimin e një shtetasi të dënuar me 7.4 vite burg Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, për 4 oficerë e punonjës policie të DVP dhe Drejtorisë së Kufirit të Kukësit, të cilët akuzohen për disa vepra penale, pas lejimit të daljes nga paraburgimi të një shtetasi të dënuar me 7.4 vite burg.

Gjykata ka caktuar masat e sigurisë “Arrest me burg” për 2 punonjës policie, ndërsa për 2 të tjerë masën “Detyrim paraqitjeje”. Drejtoria e Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme SHÇBA në kuadër të procedimit penal të datës 25 janar 2019, të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kreu ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për punonjësit e policisë:

- Ferdinand Gjeta, me detyrë Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, Kukës, për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës" parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka caktuar masën e sigurisë "Detyrim për t’u paraqitur në Policinë gjyqësore";

- Agim Basha, në detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, për veprën penale të "Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarë të tjerë të organeve të drejtësisë" parashikuar nga neni 139/ç i Kodit Penal, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg". Ai është shpallur në kërkim, pasi megjithë kërkimet nuk është ndaluar ende;

- Kujtim Spahia, me detyrë specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Kukës, për veprën penale të "Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarë të tjerë të organeve të drejtësisë", dhe "Falsifikim të dokumenteve, me pasoja të rënda", parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg";

- Shkëlzen Ibaj, me detyrë specialist në Sallën e Komandimit në DVKM, Kukës, për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës" parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka caktuar masën e sigurisë "Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore".

Masat e sigurimit për këta oficerë e punonjës policie, janë vendosur në funksion të hetimeve që kryhen për një procedim penal, ku rezulton se me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin dhe në mos-përmbushje të ushtrimit të detyrës, kanë sjellë pasojë lirimin nga dhomat e paraburgimit të shtetasit Naser Gashi, të cilin Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e ka dënuar me 7.4 vjet burg. Gjithashtu, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda vijojnë hetimet për të sqaruar pozitën e punonjësve të tjerë të Policisë dhe të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naseri: 17/02/2019 00:41

    Ai pijaneci shkelzen ibaj que vetem merr pare qe sdihet sa Here vetem me detyrim paraqitje Ai ka Vite qe meriton burgun

    Përgjigju
    • Shkelzeni: 12/10/2019 15:18

      Po ti e paske njek mrapa kte pijanecin ???...apo ke pi noiher me te se me sa e njohin ne ai nuk pi alkool pi vitesh !!!Shyqyr zotit qi nuk je gjyqtar se do i kishe fut n'burg krejt .

  • Santa Quaranta: 16/02/2019 21:58

    Dy pyetje kam: Po prokurorja qe nxorri urdher lirimin per cfare do te pergjigjet??!! Pse nuk kthehet ne pune zevendesdrejtori qe guxoi dhe kallezoi ngjarjen??!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin