Në një dalje për media pas takimit me aleatët, Basha tha se po njihet me këtë informacion nga gazetarët, ndërsa shtoi se vendimi është i vonuar. Sipas tij, Çako është një ‘kokë turku’, pasi kupola e drogës drejtohet nga Edi Rama, Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj.
“Informacionin po e marrë nga ju. Është një hap tejet i vonuar, është një tjetër tregues i krizës së thellë, në të cilën e ka zhytur krimi Policinë e Shtetit. Haki cako është një ‘kokë turku’, sepse kupola e drogës drejtohet nga Edi Rama, Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj”, tha Basha.
d.c./shqiptarja.com

